‘Masat janë të padrejta’ – Dugolli i VV-së: Lajçak e di kush është pengesa

Aktuale

‘Masat janë të padrejta’ – Dugolli i VV-së: Lajçak e di kush është pengesa

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 20:58
Enver Dugolli

Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak pas takimit me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi ka folur për heqjen e masave të Bashkimit Evropian ndaj Kosovës, duke bërë të ditur se kjo do të kuptohet vetëm nesër pas diskutimeve të vendeve anëtare të bllokut.

Deputeti i VV-së, Enver Dugolli ka thënë se masat e BE-së të vendosura ndaj Kosovës janë të padrejta.

“Ne tanimë e dimë se është hartuar një raport nga Borell edhe Lajcak që i referohet masave që ia janë vë Kosovës. Duhet ta theksojmë çdoherë se padrejtësisht kanë qenë këto masa të vendosura ndaj Kosovës. Mirëpo, të gjitha ato pretendime të cilat i ka ngrit edhe z. Lajçak edhe Borell, të gjitha ato kanë pushu së ekzistuari, për shkak se Kosova i ka përmbush të gjitha ato kërkesa që i kanë vënë Kosovës si kusht”, ka thënë Dugolli .

Sipas tij, ndërmjetësuesit janë në përfundim të mandatit dhe tanimë ata duhet të japin vlerësimin e tyre për heqjen e masave.

“Dhe, tanimë nuk ka fare kuptim të vazhdohet edhe më tutje këto masa për shkak se tanimë jemi në përfundim të mandatit të ndërmjetësuesve dhe do të ishte për turp që këto masa të mbesin edhe më tutje”, është shprehur Dugolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat