“Mos shit këso broçkulla këtu” – Vetëvendosje përplas Ramabajën dhe Mirenën

Aktuale

“Mos shit këso broçkulla këtu” – Vetëvendosje përplas Ramabajën dhe Mirenën

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 20:53
Sadri Ramabaja- Ilir Mirena

Tema për Lëvizjen Vetëvendosje dhe përfaqësimi i saj në ditët e sotme kanë përplasur profesorin Sadri Ramabajën dhe gazetarin Ilir Mirena.

Derisa debati po zhvillohet në emisionin ‘Pressing’ , Mirena nuk e lejonte të fliste Ramabajën, pasi sipas tij, ky i fundit ‘po flet broçkulla’.

Pjesë në debati i tyre:

Mirena: A është ideali i vetëm I VV’së për me mbet në pushtet?

Ramabaja: Kemi koncepte tërësisht arkaike në vlerësimin e subjekteve politike.

Mirena: Hajde ti thuna ndonjë koncept futuristike?

Ramabaja: Nëse e ke vendos mos mem lon me fol une po heshti?

Mirena: Nuk la ksi brockulla me na shit nuk te lo asnjë sekond.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat