Mbahet tryezë shkencore, shënohet gjysmëshekulli i Kushtetues së Kosovës

Aktuale

Mbahet tryezë shkencore, shënohet gjysmëshekulli i Kushtetues së Kosovës

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 20:39
Tryeza shkencore

Mbledhja e tyre u vulos në histori.

Pasi në shkurt të vitit 1974, Kuvendi Federativ i asaj kohe miratoi Kushtetutën e Parë të Kosovës.

E gjysmëshekulli pas, historianë nga Prishtina, Tirana, Shkupi e Prizreni u mblodhën në Institutin Albanologjik.

Në tryezën shkencore të organizuar nga ky institut, ata paraqitën trajtesat e tyre shkencore e akademike.

Për zgjidhjet krahasuese ndërmjet Kushtetutës së Kosovës e vitit 1974 dhe Kushtetutës së Republikës së Kosovës e vitit 2008, foli eksperti i të drejtës kushtetuese, Mazllum Baraliu.

Ai theksoi se kushtetuta e re duhet të rishkruhet.

Kurse për politikën hegjemoniste të Serbisë kundër Kushtetutës së Kosovës të vitit 74, foli sekretari shkencor i Institutit Albanologjik, Lulëzim Lajçi.

E si ishin shqiptarët në Maqedoni në dioptrinë e Kushtetutës së atij viti tregoi studiuesi Qerim Lita.

Ndërsa historiani Memli Krasniqi foli për marrëdhëniet ‘’e shtendosura’’ Shqipëri-Jugosllavi dhe si ka qenë Kosova përballë elitës serbe.

E i ftuar nga Shqipëria ishte historiani Hasan Bello i cili tregoi për aspektet e bashkëpunimit arsimor e kulturor mes Shqipërisë dhe Kosovës në vitet 1970.

Kurse për jehonën e aprovimit të Kushtetutës së Kosovës të vitit  1974 në shtypin e asaj kohe, foli shefi i degës së Historisë në Institutin Albanologjik, dr. Nuridin Ahmeti.

Për Konferencën e Bujanit dhe Autonominë e Kosovës të vitit 1974, tregoi profesori Alban Dobruna.

Me këtë rast, foli dhe historiani Ditar Kabashi.

Ky program u mbajt në sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë.

Kosova u pavarësua në themelet e Kushtetutës së vitit 1974.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat