Hyseni i LDK-së: E kuptoj Kurtin që don me ia shkurtu mandatin vetës, s’do me i bë më tepër dëme Kosovës

Aktuale

Hyseni i LDK-së: E kuptoj Kurtin që don me ia shkurtu mandatin vetës, s’do me i bë më tepër dëme Kosovës

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 19:53
Ekrem Hyseni

Ekrem Hyseni, anëtar i kryesisë së LDK-së thotë se deklaratat e Kurtit lidhur me zgjedhje që nuk mund t’i shtyejë opozita pafundësisht, janë qesharake pasi ai ka shumicën në parlament dhe vendimarrje të plotë.

“Nëse një parti e ka 51% të votave i bie që vendimmarrjen e ka qind për qind pra ka mundësi të vendimmarrjes, por pasi nuk mundet të bëjë punë dhe projekte të mira atëherë kërkon me iu ndërpre mandati”, tha ai.

Hyseni thotë se Kurti do duhej të ofrojë dorëheqje për shkak të mospunës që ka bërë, punës së keqe që ka sjellë dëme të mëdha për vendin.

“Në rastin konkret, Kurti kërkon me e ndërpre mandatin por jo me vet-ndërpre ashtu siç do duhej për çështje morale për shkak të mospunës apo punës së keqe që kanë sjellë shumë dëme”, thotë ai.

Hyseni thotë se Kurti mundet nesër me shku në zgjedhje me një dorëheqje të tij.

“Është tepër paradoks që një kryeministër që e ka 51% të parlamentit të thotë nuk mundet me i shty më zgjedhjet opozita. Unë e kuptoj kryeministrin që don me ia shkurtu mandatin vetës për shkak mos me bë akoma më tepër dëme por kjo është shumë e thjeshtë, Kurti mundet nesër me shku në zgjedhje me një dorëheqje të tij”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat