Kërkohet vëmendje e shtuar kur fëmijët e prokurorëve e gjyqtarëve testohen për tu bërë pjesë e drejtësisë

Aktuale

Kërkohet vëmendje e shtuar kur fëmijët e prokurorëve e gjyqtarëve testohen për tu bërë pjesë e drejtësisë

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 19:32
Anton Ndrecaj

Në garën për t’u bërë prokurorë të shtetit, është kaluar edhe një fazë.

Këshilli Prokurorial ka publikuar rezultatet e kandidatëve në testin me shkrim.

Në mesin e 218 kandidatëve që kanë kaluar me sukeses këtë fazë, janë edhe fëmijë të akterëve të sistemit të drejtësisë.

Aty figuron emri i vajzës së ish kryeprokurorit të shtetit, Aleksandër Lumezi, dhe djalit të kryesuesit të KPK-së, Jetish Maloku.

Megjithëse ata kanë të drejtë të jenë pjesë e sistemit të drejtësisë, vlerësohet si e rëndësishëm kushtimi i vëmendjes për ndonjë ndikim potencial përgjatë proceseve testuese.

“Natyrisht edhe pse janë fëmijë të prokurorëve dhe gjyqtarëve, ata mund të jenë të përgatitur dhe kualifikuar e të gatshëm që të bëhen pjesë e sistemit të drejtësisë. Por patjetër, duhet t’i kushtohet shumë vëmendje që të mos ketë ndikim që t’i kalojnë këto teste, pasi janë fëmijë të krerëve të institucioneve të këtij sistemi“, tha Anton Ndrecaj nga Instituti CLARD.

Sipas raportimeve, Nita Lumezi kishte mbajtur testin kualifikues për prokurore edhe në vitin 2022, por nuk e kishte kaluar.

Vajza e Lumezit, paraprakisht kishte qenë e punësuar në Gjykatën Supreme, si zyrtare ligjore, pozitë kjo që ajo e fitoi në një konkurs me 24 kandidatë.

Të gjithë kandidatët që kalojnë me sukses testin e kualifikimit për prokurorë, testin me shkrim dhe intervistën me gojë, emrat e tyre dërgohen nga KPK-ja për dekretim te Presidentja e Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat