Zv/ministri i MPJ’së në Pragë bën thirrje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Aktuale

Zv/ministri i MPJ’së në Pragë bën thirrje për heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 19:20
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Kreshnik Ahmeti

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Kreshnik Ahmeti, thotë se ka zhvilluar takim në Pragë, Çeki, me homologun e tij Jan Marian.

“Gjatë takimit diskutuam mbi procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës, si dhe proceset e ndërlidhura me integrimet euroatlantike të Republikës së Kosovës. Poashtu, ritheksova kërkesën për heqjen e masave të Bashkimit të Evropian ndaj Kosovës”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.

Ai thotë se kanë diskutuar edhe për zhvillimet në nivel botëror, me theks të veçantë agresionin e paprovokuar të Federatës Ruse në Ukrainë dhe ndikimin e saj në Evropë dhe rajonin tonë.

“Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Çekisë takova edhe Drejtorin e Përgjithshëm, z. David Konecky, me të cilin diskutuam për çështjet shumëpalëshe, më konkretisht trajtuam proceset integruese të Republikës së Kosovës në organizata ndërkombëtare, duke përfshirë procesin e anëtarësimit në Këshillin e Evropës dhe Bashkimin Evropian. Poashtu, takova Drejtorin e Përgjithshëm Martin Košatka, ku në fokus të bisedës kishim marrëdhëniet dypalëshe dhe mundësitë për thellimin e tyre në fusha me interes të përbashkët, si ajo e drejtësisë, ekonomisë dhe kulturës. Gjatë takimit diskutuam për marrëveshjet në proces dhe inicimin e bashkëpunimeve të reja”, përfundoi Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat