Kosova në Panairin e “Eurosatory 2024”, ekspertët presin kontrata për furnizim me armatime

Aktuale

Kosova në Panairin e “Eurosatory 2024”, ekspertët presin kontrata për furnizim me armatime

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 19:09
“Eurosatory 2024”

“Eurosatory 2024”, panairi i industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë në Paris, do të ketë vizitorë edhe nga Kosova.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, bashkë me zëvendësministrin e Mbrojtjes, drejtorin e Policisë dhe ekipe të FSK-së, me synim të avancimit të ushtrisë dhe policisë do të vizitojnë këtë panair.

Aktivitete të tilla, shihen si të nevojshme, sidomos kur ato finalizohen me nënshkrim të kontratave për furnizime me lloje të ndryshme të armatimeve.

“Këto vizita janë shumë të domosdoshme për arsye se duhet ngritur kapacitetet e organeve të rendit siç janë Policia. Në atë panair pashë se është edhe zëvendësministri i Mbrojtjes, ku mendoj se do të kenë mundësi të njihen më për së afërmi me prodhuesit e industrisë së mbrojtjes, ku presim edhe kontrata te reja që janë shumë të nevojshme për fushën e sigurisë” tha ish zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Selam Shkodra.

Pjesëmarrja e Kosovës në këtë organizim në Paris, vlerësohet si përkushtim i institucioneve për fuqizim të organeve të sigurisë.

“Vet pjesëmarrja e dy numrave kryesor njëri i mbrojtjes dhe tjetri i Ministrisë së punëve të brendshme tregon një përkushtim të institucioneve të Kosovës, që Forcat e Sigurisë së Kosovës, qoftë të ushtrisë apo të Punëve të Brendshme, të përgatitën sa më mirë, të kenë armatim të sofistikuar, në mënyrë që të përballen me çdo sfidë në të ardhmen”, tha njohësi i sigurisë, Avni Islami.

Ky panair mbahet nga 17 deri më 21 qershor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat