Hoti: Deri sot janë 12 identifikime të reja të personave të zhdukur

Aktuale

Hoti: Deri sot janë 12 identifikime të reja të personave të zhdukur

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 18:56
Andin Hoti

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti ka thënë se tre individ, dy prej tyre nuk kanë qenë në listën e personave të zhdukur.

Në një intervistë, Hoti tha se pas luftës në varrezat e Dragodanit dhe nga Prizreni janë tërhequr trupat e tyre, ku vdekja e tyre nuk ka qenë nga lufta.

“Janë tre individ të ndryshëm dy prej tyre të cilët kanë qenë konfirmim i identiteteve nuk kanë qenë as në listën e personave të zhdukur dhe nuk ka të bëjë asgjë me personat e zhdukur. Pas luftës nga varrezat e Dragodanit dhe nga Prizreni i kanë tërhequr trupat e varrezave, dhe janë trupa të tërhequr prej varrezave si persona të vdekur natyrshëm apo cili është shkaku i tyre nuk e di, por jo të luftës”, deklaroi Hoti.

Derisa shtoi se nga janari e deri sot janë 12 identifikime të reja, ku gjashtë prej tyre u janë dorëzuar familjarëve, kurse gjashtë të tjera ende.

Ai tha se nga 45 rezultate të ADN-së, 90% prej tyre e përbëjnë ribashkimin.

“Organizata Ndërkombëtare e personave të zhdukur e cila na asiston përveç fushave të tjera në fushën e ADN-së. Ne deri në një periudhë kohore pas luftës nuk kemi mundur me bo testimin me ADN sepse nuk kemi pasur një marrëveshje të tillë me Organizatën Ndërkombëtare të personave të zhdukur. Kemi pranuar 45 rezultate të ADN-së që 90% prej tyre e përbëjnë ribashkimin, ndërkaq këtë vit nga janari deri sot janë 12 identifikime të reja por që nuk janë dorëzuar të gjitha në familjet e tyre, sepse disa prej tyre janë ende në testimet e antropologëve që i kemi në Kosovë dhe pastaj që natyrisht njoftohen familjarët dhe i dorëzohen atyre. Nga këto 12 identifikime gjashtë u janë dorëzuar familjarëve dhe gjashtë të tjera do t`u dorëzohen. Unë shpresoj se shumë shpejt do t`u dorëzohen brenda këtij muaji ose muaji tjetër”, tha Hoti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat