Beqa: Kurti s’është i interesuar për zgjedhje, sepse e din që më nuk do të jetë në pushtet

Aktuale

Beqa: Kurti s’është i interesuar për zgjedhje, sepse e din që më nuk do të jetë në pushtet

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 17:45
Hajdar Beqa

Hajdar Beqa nga PDK-ja thotë se Kurti qëllimshëm e ka humbur momentumin për të shkuar në zgjedhje pasi, sipas tij, e dinë që nuk mundet më me ardhë në pushtet.

“Kurti nuk është i interesuar për të dhënë dorëheqje sepse e dinë që nuk mundet me ardhë më në pushtet dhe e dinë që ka humbur elektoratin e vet duke propaganduar me deklarata populiste”, tha ai.

Beqa thotë se ishte propozim i PDK-së për të shkuar në zgjedhje në qërshor, por Kosova e humbi mundësinë që qytetarët e saj të kenë kryeministër të ri në shtator.

“Zotri Kurti nuk ka qenë dhe nuk është i sinqertë ne deklaratat e tij. Ne e kemi pasur momentumin për të shkuar në zgjedhje ashtu edhe siç ka qenë edhe propozimi i PDK-së, përkatësisht liderit të saj, Memli Krasniqi që të shkojmë në zgjedhje me 30 qershor eventualisht me 7 korrik por Kosova ka humbur shancin që qytetarët e saj të kenë kryeministrin e ri në shtator”, tha ai.

Beqa deklaratat e Kurtit se zgjedhjet do të mbahen vitin tjetër pasi “opozita nuk do të mund t’i shtyjë pafundësisht” tha se janë deklarata të pavërteta dhe se ai po vazhdon të propagandoj me deklarata populiste.

“Kurse Kurti ka pasur ka deklarata të pavërteta sepse me pas dashtë me shku në zgjedhje ka qenë momenti dhe sot mundemi me shku sepse mundet ai të ofroj dorëheqje meqë edhe ashtu ka dështuar”, tha Beqa

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat