Heqja e vizave nga Izraeli, Konjufca e falënderon ministrin Arbel për nënshkrimin e marrëveshjes

Aktuale

Heqja e vizave nga Izraeli, Konjufca e falënderon ministrin Arbel për nënshkrimin e marrëveshjes

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 16:46
Foto nga takimi

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur në takim ministrin e Punëve të Brendshme të Izraelit, Moshe Arbel.

Në takim u diskutuan çështje të ndryshme të interesit të përbashkët, që përfshijnë bashkëpunimin ekonomik, marrëdhëniet diplomatike dhe kulturore, çështje të sigurisë dhe mundësitë për të forcuar edhe më tej raportet mes dy vendeve.

Ndër tjera, Konjufca e Arbel, thuhet se kanë biseduar edhe për marrëveshjen për heqjen e vizave, e cila u nënshkua sot.

“Konjufca e falënderoi ministrin izraelit, Moshe Arbel, për punën e bërë për të arritur deri te heqja e vizave nga shteti i Izraelit, për qytetarët e Republikës së Kosovës. Palët vlerësuan se kjo gjë përbën një hap shumë domethënës në zhvillimin e raporteve mes dy shteteve, si dhe është një mundësi shumë e mirë për të rritur shkëmbimet e dyanshme, ku qytetarët e dy vendeve tona do të jenë ata që do të përfitojnë më së shumti”- thuhet në njoftim.

Ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel e ka falënderuar Konjufcën për pritjen dhe ka shprehur gatishmërinë “për të bërë sa më shumë hapa për rritje të bashkëpunimit, në drejtim të interesave të përbashkët”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat