Mbi 5.1 milionë persona vizituan Kosovën vitin e kaluar

Aktuale

Mbi 5.1 milionë persona vizituan Kosovën vitin e kaluar

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 16:26
Ilustrim

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar statistikat e vizitorëve gjatë vitit 2023.

Sipas statistikave, ka pasur më shumë vizitorë vendorë dhe të huaj më 2023 se më 2022.

20,2% më shumë vizitorë të huaj qëndruan në Kosovë në vitin 2023, dhe numri më i madh i tyre ishte nga Shqipëria, Gjermania, Zvicra dhe Turqia.

Numri total i vizitorëve të jashtëm që kanë hyrë në territorin e Kosovës nga janari deri në dhjetor 2023 ka qenë 6,416,443. Nga këta, më së shumti janë shënuar për vizitë miqve dhe të afërmve me 5,170,754.

Numri i banorëve të Kosovës që kanë pasur të paktën 1 udhëtim me netë-qëndrimi brenda apo jashtë Kosovës ka qenë 713,532.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat