Klinaku – Trendafilovës: Ti moti u dashtë me shku në pension

Aktuale

Klinaku – Trendafilovës: Ti moti u dashtë me shku në pension

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 16:08
Faton Klinaku

“Me kanë marë e mirë, ti moti u dashtë me shku në pension”.

Kështu i ka reaguar u.d i kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (OVL-UÇK), Faton Klinaku, kryetares së Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, e cila tha se Nasim Haradinaj duhet të respektojë kushtet e vendimit të dënimit të tij, duke e paralajmëruar se “intervistat e tij në medie pa leje paraqesin shkelje të rëndë”.

Trendafilova ka bërë të ditur se ka dhënë një paralajmërim të fundit për Haradinajn, duke shtuar se çdo shkelje e ardhshme do të sjellë kthimin e tij në paraburgim të menjëhershëm.

“Kryetarja shpjegoi se megjithëse vendimi mund të revokohet ose modifikohet menjëherë mbi bazën e shkeljeve, ajo vendosi që zotit Haradinaj t’i jepte edhe një paralajmërim të fundit, dhe e bëri të qartë se çdo shkelje tjetër do të rezultojë në kthimin e tij të menjëhershëm në objektin e paraburgimit të DHSK-së për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit”, thuhet në komunikatën për medie.

Nasim Haradinaj ishte dënuar me 4 vjet e tre muaj burgim për shkelje të fshehtësisë së procedurës në Gjykatën Speciale në Hagë, dhe ishte liruar me kusht në dhjetor të vitit 2023.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat