Osmani se takon Lajçakun, kjo është arsyeja

Aktuale

Osmani se takon Lajçakun, kjo është arsyeja

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 16:02
Vjosa Osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk do të zhvillojë takim gjatë ditës me  të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Arsyeja sipas Presidencës është për shkak të mospërputhjes së agjendës.

“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”, ka bërë të ditur Bekim Kupina, këshilltar për Media i Presidentes.

Osmani të hënën ka marrë pjesë në Samitin për Ukrainën i mbajtur në Zvicër.

Lajçak sipas njoftimit të Qeverisë do të takohet me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi. Takimi do të mbahet nga ora 18:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat