Ramadani: Ivan Stoilkoviq është një nga rrezikuesit e paqes në Ballkan – ky është qëllimi i tij

Aktuale

Ramadani: Ivan Stoilkoviq është një nga rrezikuesit e paqes në Ballkan – ky është qëllimi i tij

Nga: A.SH Më: 18 qershor 2024 Në ora: 15:18
Foto nga takimi

Ish-shefi i AKI-së, Burim Ramadani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se ministri i ri serb në Maqedoninë e Veriut, është një nga rrezikuesit e paqes në Ballkan.

Ramadani thotë se ai ministër” është puthador i Vulinit dhe Dodikut në besnikërinë e tyre për Putinin, dhe se qëllimi i këtyre rrezikuesve ballkanik nuk është as demokracia, as stabiliteti”.

Postimi i plotë:

Ivan Stoilkoviq është një nga rrezikuesit e paqes në Ballkan.

Ai duhet të ndëshkohet dhe jo të promovohet në detyrën e Ministrit në Maqedoninë e Veriut.

Edhe më keq, kur për të duhen edhe votat e shqiptarëve në Kuvendin në Shkup.

Ivan Stoilkoviq është puthador i Vulinit dhe Dodikut në besnikërinë e tyre për Putinin.

Kështu, qëllimi i këtyre rrezikuesve ballkanik nuk është as demokracia, as stabiliteti.

Qëllimi është axhenda ruse kundër Ballkanit, posaçërisht kundër shqiptarëve.

Kur Aleksandar Vulin mori rrugën për në Moskë, u shoqërua nga Milorad Dodik i Bosnje e Hercegovinës dhe nga Ivan Stoilkoviq i Maqedonisë së Veriut.

Më 25 maj 2023 u mbajt Konferenca e Sigurisë në Moskë, ndërsa më 11 korrik 2023 Vulin u fut në Listën e Zezë të SHBA-së.

Ndërkaq, bashkëpunëtori i tii, Ivan Stoilkoviq, po merr rol të rëndësishëm në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut.

Si do të sillen deputetët shqiptarë në Shkup?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat