Kusari-Lila s’u pa në tubimin e VV’së, Kurti e përmend koalicionin me të dhe me liderët e Guxo

Aktuale

Kusari-Lila s’u pa në tubimin e VV’së, Kurti e përmend koalicionin me të dhe me liderët e Guxo

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 14:18
Kusari-Lila s’u pa në tubimin e VV’së, Kurti e përmend koalicionin me të dhe me liderët e Guxo

Kryeministri Albin Kurti ka përmendur edhe partnerët e koalicionit në fjalën e tij në takimin me strukturat e Lëvizjes Vetëvendosje, Partinë Guxo dhe Alternativën. Dy liderët e Guxo ishin pjesë e takimit, derisa Shefja e Grupit Parlamentar të VV’së dhe Kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, nuk është parë në takim.

Kurti ka deklaruar se Grupi Parlamentar i VV’së ka qenë ndër më aktivët, në komisione e seanca.

I pari i ekzekutivit ka përmendur edhe opozitën, për bashkëpunimin në kalimin e ligjeve “sa herë që ka qenë e mundur”.

Në grupin tonë parlamentar, jemi në koalicion me Partinë Guxo të drejtuar nga Donika e Fatoni, me Alternativën për Kosovën të drejtuar nga Mimoza. Ky grup ka qenë ndër më aktivët, në komisione e seanca, duke çuar përpara një agjendë legjislative pakrahasimisht më të mirë dhe më efikase sesa ato të mandateve të kaluara, rekord i ligjeve të miratuara 245, natyrisht edhe duke bashkëpunuar me opozitën sa herë që ka qenë e mundur. Deputetët tonë e meritojnë plotësisht falënderimin e organizatës sonë”, ka thënë Kurti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat