Sveçla dhe Syla defilojnë pranë “Shotës”, makinës së parë luftarake shqiptare

Aktuale

Sveçla dhe Syla defilojnë pranë “Shotës”, makinës së parë luftarake shqiptare

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 11:22
Sveçla dhe Syla

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, zëvëndësministri i Mbrojtjes Syla, ambasadori Mehdi Halimi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Gazmend Hoxha dhe me ekipet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës po marrin pjesë në ceremoninë zyrtare të hapjes së panairit më të madh të industrisë së mbrojtjes, sigurisë dhe teknologjisë, “Eurosatory 2024”.

Ky panair po mbahet në Francë.

Në këtë ceremoni ishte i pranishëm ministri i Mbrojtjes së Francës Sébastien Lecornu.

Gjatë kësaj vizite zyrtare, zëvendësministri Syla dhe delegacioni në fjalë do të vizitojnë për disa ditë panairin, për të parë zhvillimin në këto fusha, me synimin për të avancuar ushtrinë dhe policinë tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat