Berisha: Kjo Qeveri e ka vizion degradimin e veteranëve dhe detyrë rrënimin e tyre

Aktuale

Berisha: Kjo Qeveri e ka vizion degradimin e veteranëve dhe detyrë rrënimin e tyre

Më: 18 qershor 2024 Në ora: 08:14
Hisen Berisha

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, thotë se është detyrim ligjor që kategoria e veteranëve të luftës, të jetë nën nivelin e së paku të pagës mininamle në shtet.

‘’Veteranët dhe kategoritë e dala nga luftta në bazë të ligjit për këto kategori, është detyrim ligjor të jetë nën nivelin së paku të pagës minimale në shtet. Fakti që janë lën jashtë ligjit për pagën minimale është shkelje’’, thotë ai.

Berisha, thotë se shporta familjare është më e varfër në gjithë rajonin, duke u shprehur se veteranët janë kategoria më sublime e vendit.

‘’Para dy vitesh kur pensioni ka qenë 200 eurp. shporta familjare ka qenë më varfër në gjithë rajonin, ndërsa sot pas katër viteve gjendja mbetët e njejta, por 150% është më e varfër se para katër viteve. Këta janë kategoria më sublime, që kanë sakrifikuar edhe jetën dhe nuk është e dinjitetshme që me u trajtu në këtë formë’’, thekson deputeti Berisha.

Deputeti i PDK-së, deklaron se Qevria Kurti e ka dëshmuar se është kundër veteranëve dhe që sipas tij, kjo Qeveri e ka vision degradimin e veteranëve dhe po ashtu e ka detyrë rrënimin e tyre.

 ’Kjo Qeveri ka dëshmuar se çka bën për veteranët. Ju e dini në bazë të përgjimeve, me një fakt me zë, se si Kusari-Lila është koordininuar me kriminel të pushtetit serb, për diskrimin e veteranëve. Kjo Qeveri me çdo shantazh e ka kaluar këtë ligj, kjo Qeveri ka vizion degradimin e vlerave të luftës, dhe rrënimin e tyre e kanë detyrë’’, shton ai.

Berisha potencon se në qoftë se Gjykata Kushtetuese nuk vendos në favor të veteranëve, tregon se është e kapur nga pushteti.

‘’Në qoftë se Gjykata Kushtetuese vendos sipas ligjit, ajo do të vendos në favor të veteranëve, edhe deputetët që janë angazhuar, duhet përgëzuar por nëse ky vendim nuk është në favor të veteranëve, mund të flasim hapur se do të ishte kapje e asaj gjykate’’, përfundon deputeti Berisha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat