Thuri lavde për terrostisët serbë/ Profesori: Deklaratë skandaloze e armiqësore e ministrit të ri serb në RMV

Aktuale

Thuri lavde për terrostisët serbë/ Profesori: Deklaratë skandaloze e armiqësore e ministrit të ri serb në RMV

Nga: A.SH Më: 18 qershor 2024 Në ora: 00:58
Ivan Stoilkoviq

Ivan Stoilkoviq kryetar i Partisë Demokratike të Serbëve në Maqedoninë e Veriut, ka thurur lavde për terroristët serb, kështu duke dalur haptas kundër shtetit të Kosovës.

Madje, ai duke u thelluar në fjalimin e tij, ka lavdëruar terroristët të cilët gjatë sulmit të 24 shtatorit në Banjskë, vranë edhe heroin, Afrim Bunjaku.

“Lavdi e përjetshme popullit serb që me gjithë terrorin e paparë, mbijeton në djepin serb dhe nuk i lë vatrat e tij shekullore përballë bishave të egra të Kurtit dhe dragonjve ndërkombëtarë”. “Lavdi serbëve nga Kosova që dhanë jetën në mbrojtje të shtëpive dhe tokës së tyre amtare nga shtypja dhe tirania në rritje nga autoritetet e regjimit pushtues të Shqiptarit dhe prehu në paqe policit shqiptar”, tha Ivan Stoilkoviq në një deklaratë me shkrim.

Profesori nga Maqedonia e Veriut, Sulejman Mehazi, ka thënë se kjo është një deklaratë skandaloze, duke thënë se nuk është vetëm kundër shqiptarëve dhe Kosovës por edhe kundër qytetarëve maqedonas që i konsideron si serbë e jo maqedonas.

Deklarata skandaloze e ministrit të ardhshëm serb në RMV, Ivan Stoilkoviq, që do udhëheq Ministrinë për Bashkësitë Etnike nuk është vetēm kundër qeverisë së Kosovës dhe shqiptarëve në përgjithësi, por kjo deklaratë e shovinistit Stoilkoviq që i takon popullit gjenociadial serb është edhe kundër qytetarëve maqedonas që i konsideron si serbë e jo maqedonas.

Kujdes i nderuar kryeministèr i ri i RMV-së, Mickoski, para disa muajve ju paralajmëruam se qëllimi i terroristëve serbë ka qenë që pas Banjskos në Kosovë të sulmojnë edhe republikën tuaj në Kumanovë”, thotë ai.

Ai i bën thirrje kryeministrit të ardhshëm maqedonoas, Mickoski, të ketë kujdes sepse “keni deputet të LVV-së së Albin Kurtit, kujdes Stoilkoviq se LVV-ja e Kurtit është parti parlamentare në RMV”.

“Shumë media e portale maqedonase na kritikuan pse kishim paralajmëruar se pas Banjskos në Kosovë terroristët serb të Radojçiqit dhe ministrit tuaj serb Stoilkoviqit do sulmojnë RMV-në nga fshatrat serbe të Kumanovës që më vonë ky paralajmërim doli i saktë s'e udheheqës kryesor i terroristève serbë në Manastirin e Banjskos ishte prifti apo monarku maqedonas i kishës serbe në Banjskë që e largoi qeveria e Kurtit nga Kosova për të ardhur në RMV.

Kujdes i nderuar kryeministër i ardhshëm i RMV-së, Mickoski, kujdes me ministrin tuaj serb Stoilkoviq, ai duhet ta di se brenda parlamentit të RMV-së keni deputet të LVV-së së Albin Kurtit, kujdes Stoilkoviq se LVV-ja e Kurtit është parti parlamentare në RMV”, deklaron ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat