Dreshaj: Asnjë shtëpi nuk mund të mbahet pa miq, e le më një shtet, u prishëm me Amerikën, Evropën e me NATO-n, ku do të kërkojmë miq?

Aktuale

Dreshaj: Asnjë shtëpi nuk mund të mbahet pa miq, e le më një shtet, u prishëm me Amerikën, Evropën e me NATO-n, ku do të kërkojmë miq?

Më: 17 qershor 2024 Në ora: 18:29
Shemsedin Dreshaj

Izraeli ka qenë vendi i fundit që ka njohur Pavarësinë e  Kosovës si marrëveshje që erdhi nga ujdia e Uashingtonit.

Për gati 4 vite kur diplomacia kosovare udhëhiqet nga Donika Gërvalla Schwarz, kaq janë bërë edhe nga njohja e fundit që ka marrë Kosova nga një shtet.

Deputeti, Shemsedin Dreshaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës për deklaratën e zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, lidhur me rekomandimin e mundshëm për heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, thotë se deklaratat që jepen para kohe, janë në dëm të vendit.

“Është mirë që njeriu të mos bëjë hop pa kapërcyer gardhin, mendoj që deklaratat e parakohshme jo vetëm që nuk i shërbejnë vendit, por i dëmtojnë edhe iniciativat nëse kanë qenë të mira për vendin, mendoj se deklarata e zotrit Bislimit ka qenë e ngutshme dhe fryti ka me qenë i dëmshëm, jo që nuk ka mbrri diçka të mirë, por nuk do të mbrrijë kurr diçka të mirë kjo,” ka thënë Dreshaj.

Teksa sa i përket sanksioneve, Dreshaj thotë se qeveria Kurti është emëruar për të zgjedhur porblemet e mëdha, por sipas tij ka dështim në segmentin ndërkombëtar dhe atë lokal.

“Situatë që ne kemi sjellë vetit me Bashkësinë Evropiane, në raport me sanksionet është vërtetë  për t’u dhimbsur qytetari i Kosovës, për shkak se qeverisja aktuale me 51% është nominuar e emëruar për me zgjidh problem të mëdhaja, për me u dakordu me miqtë tanë me të cilët e kemi shpallë Pavarësinë dhe me i shty proceset e mëdha përpara, fatkeqësisht ne kemi dështim në segnmentin ndërkombëtar dhe lokal, në segmentin ndërkombëtar praktikisht nga qeverisja Hoti kur u bë pranimi nga ana e Izraelit për Kosovën ne nuk kemi asnjë njohje tjetër aq më pak ne kemi relicion në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare,” tha Dreshaj.

Ndërsa “politikat e qeverisjeve”, sipas deputetit i pasojnë “të vegjlit”.

“Fërkimet dhe mosmarrëveshjet me politikëbërësit çdo herë rezultojnë me ndëshkimin e të voglit, asnjë shpi nuk mund të mbahet pa miq, e le më një shtet, miqtë tanë duhet ta pyesin vetën dhe së bashku me këtë qeveri ku i kemi, u prishëm me Amerikën u prishëm me Evropën, u prishëm me NATO-n, ku do të kërkojmë miq? Nga Rusia? Nga shtetet e Pavarura? Nga Afrika apo nga Serbia që po bëjnë dialogim? Kjo nuk është në rregull, është një politikë jo mirë e orientuar, pa qëllim të ofendimit të asnjë sektori politik uroj që të vetëdijesohemi sa më shpejt që ta orientojmë bigën andej ku duhet,” ka thënë Dreshaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat