Shtuni për “Kuvendin gjithëserb”: Teatër politik

Aktuale

Shtuni për “Kuvendin gjithëserb”: Teatër politik

Më: 14 qershor 2024 Në ora: 18:55
Adrian Shtuni

Deklaratën që bëri thirrje për unitet të serbëve dhe për mbrojtje të interesave të tyre, e cila doli nga një tubim që mblodhi serbë nga i gjithë rajoni i Ballkanit në Beograd, eksperti i sigurisë ndërkombëtare, Adrian Shtuni e konsideron si “teatër politik”.

Shtuni ka thënë se ky është një reagim emocional e teatral nga ana e Serbisë për konsum të brendshëm.

Teatër politik, një reagim emocional patetik, reagim teatral e kishin menduar të përshtatshëm për të bërë këtë lloj show-i. Ata mund të destabilizojnë dhe të kenë të tilla synime, por kostoja do jetë e madhe”, ka deklaruar Shtuni në emisionin “FIVE”, S

Ai thotë se ky lloj insistimi do t’i kushtojë Serbisë, pasi sipas tij është insistim i shkëputur nga realiteti në terren pasi “edhe ata e dijnë se Kosovën e kanë humbur tashmë”.

Ndryshe, kjo deklaratë u miratua nga Serbia dhe nga entiteti serb i Bosnje e Hercegovinës, Republika Sërpska, më 8 qershor, në Beograd.

Në të ashtuquajturin “Kuvend gjithëserb” morën pjesë edhe pjesëtarë të Kishës Ortodokse Serbe dhe të partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, Lista Serbe, por edhe serbë të tjerë të rajonit.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës i shqetësoi ky organizim, i cili nga Rusia u përshëndet.

Pikat 11-14 i dedikohen Kosovës, e cila në Deklaratë konsiderohet si “pjesë e patjetërsueshme e Serbisë”.

Aty përmendet që serbët në Kosovë, si dhe të gjithë qytetarët e tjerë që janë besnikë ndaj Serbisë, “duhet t’i mbrojnë manastiret, kishat, pronat private, varrezat dhe objektet tjera të rrezikuara”.

Flitet edhe për “kushtet e patolerueshme të jetesës së serbëve” në Kosovë – pa përmendur ndonjë fakt konkret – dhe për nevojën për krijim të një Asociacioni të komunave me shumicë serbe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat