“Këmbësoria serbe i vrau mbi 400 civilë”, Gazmend Halilaj akuzon komandantët e Shtuticës dhe Vërbocit: Keni ikë, a s’po ju vjen marre...

Aktuale

“Këmbësoria serbe i vrau mbi 400 civilë”, Gazmend Halilaj akuzon komandantët e Shtuticës dhe Vërbocit: Keni ikë, a s’po ju vjen marre...

Nga: N. Sh. Më: 30 prill 2024 Në ora: 20:51
Gazmend Halilaj

Avokati Gazmend Halilaj, ka reaguar ashpër me një shkrim të publikuar në Facebook, ndaj disa komandantëve të cilëve iu vranë 400 civilë në luftë nga këmbësoria serbe.

Në masakrat e Shtuticës dhe Vërbocit, ishin vra mbi 400 civilë thotë Halilaj, i cili kritikon komandantët që morën pjesë në përvjetorin e tyre dhe kanë folë për luftën e UÇK-së.

Halilaj i pyet se a s’po ju vjen marre?

Ai tutje shkruan se atye ishte komandanti i mbi 1000 ushtarëve dhe ka ik i pari, e pastaj është kthye pasi janë masakruar civilët.

Postimi i plotë:

Pashë t’ Madhin Zot…

Atij komandanti që për dy ditë, në fshatin e tij Shtuticë e Vërboc, i janë vrarë mbi (400) civilë, nga këmbësoria serbe, a nuk i vjen MARRE, nga familjet e të vrarëve, me marrë pjesë në përvjetor, plus me folë për luftë.

Komandant i mbi 1000 ushtarëve, me ik i pari, m’u kthye pasi janë vrar/masakruar mbi (400) civilë, me një farë ftyre ngjyrë palidhje, kjo ndodh veç në Vërboc të Drenasit.

Besa edhe fort HAJN pas lufte…

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat