Asociacioni si kusht për KiE, Haliti: Opozita s’do duhej të ekzaltohej me këtë kusht të padrejtë

Aktuale

Asociacioni si kusht për KiE, Haliti: Opozita s’do duhej të ekzaltohej me këtë kusht të padrejtë

Më: 30 prill 2024 Në ora: 19:00
Enver Haliti

Enver Haliti, deputet i Vetëvendosjes, ka deklaruar se shtetet e fuqishme perendimore i kanë dhënë përkrahje të jashtëzakonshme Kosovës në mbledhjen e Asamblesë në Këshillin e Evropës.

Haliti tha se ende zyrtarisht nuk ka informacion nëse në mbledhjen e radhës në KiE që do të mbahet gjatë mesit të muajit maj, do të futet në agjendë edhe faza e fundit e votimit për Kosovën.

“Konsideroj që edhe reflektimi i deputetëve euro deputetëve në asamblenë parlamentare vijnë nga shtete të fuqishme të Evropës, kryesisht fjalën kam këtu për Gjermaninë, Francën, Italinë e shtetet tjera të cilat i kanë dhënë një mbështetje të jashtëzakonshme Kosovës për ta kaluar edhe atë fazë. Me çka se nuk presim ndonjë ndryshim të qasjes së tyre ose përkrahjes së tyre sa i përket vitit  të fundit që me gjasë do të mbahet nga mesi i muajit maj, mirëpo deri më sot ende nuk e kemi zyrtarisht informacionin që është futur në agjendë të asaj mbledhje që pritet të mbahet. Për shkak se ende nuk dihet data e saktë e mbajtjes së ati takimi dhe ende nuk dihet agjenda e takimit që do të mbahet flitet diku nga mesi i majit, mirëpo nuk ka datë precize”, tha Haliti.

Më tej, ai theksoi se nuk ka sinjale që do të kërkohet diçka shtesë si kusht për anëtarësim të Kosovës në KiE.

“Nga bisedat, nga takimet deri më tani nuk ka asnjë sinjal që kërkohet diçka shtesë nga Kosova për ta kaluar këtë fazë të fundit thash që të gjitha kushtet ose kriteret që i janë kërkuar Kosovës janë të përfshira në raportin e zonjë Bakojanis e cila ka rekomanduar që të vazhdojë Asambleja parlamentare me votim për shkak se Kosova i ka përmbushur të gjitha kushtet kriteret bile edhe më shumë se sa shtetet tjera që tashmë janë anëtare të Këshillit të Evropës”, tha deputeti i VV-së.

Derisa sa i përket opozitës, Haliti tha se ata kanë qenë skeptik edhe sa i përket fazave fillestare të cilat tashmë Kosova i ka kaluar me sukses. E që sipas Halitit, opozita nuk do të duhej t’i gëzohej vendosjes së kushteve ndaj anëtarësimit të Kosovës në KiE.

“Ata nuk kanë qenë të bindur se do ta kalojmë as fazën e parë ose të dytë, ata kanë qenë skeptik. Mirëpo ja që ndodhi, dy fazat Kosova i kaloi me sukses. Është moment që duhet të gëzohet secili pa marrë parasyshë pozitë apo opozitë që Kosova dalëngadalë po e forcon sovranitetin dhe shtetësinë e saj. Nuk konsideroj që është e drejtë ose është reale atë që e thotë opozita, për shkak se opozita është punë e tyre. Siç e thash të kundërshtojnë ose kritikojnë punën e ekzekutivit, mirëpo nuk e di pse ekzaltohen opozita nëse do t’i vihet një kusht i padrejtë Kosovës. Mendoj që edhe në këtë rast opozita do të duhej të ishte në përkrahje të Qeverisë për shkak se është një kusht i padrejtë që i kërkohet Kosovës për anëtarësim në KiE”, tha Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat