Opozita: VV-ja qëllimshëm po bllokon punën në komisionet hetimore, përpiqet të fsheh përfshirjen në korrupsion

Aktuale

Opozita: VV-ja qëllimshëm po bllokon punën në komisionet hetimore, përpiqet të fsheh përfshirjen në korrupsion

Më: 30 prill 2024 Në ora: 09:19
Kuvendi i Kosovës

Partitë opozitare kanë akuzuar partinë në pushtet se qëllimshëm po bllokon punën në komisionet hetimore në mënyrë që ato si të tilla të dështojnë. Në anën tjetër deputet nga partia në pushtet kanë numëruar komisionet hetimore të cilat i kanë përkrahur dhe se akuzat e opozitës sipas tyre janë të pabaza.

Kryetari i komisionit për ekonomi dhe financa në Kuvendin e Kosovës, Ferat Shala, përsëriti akuzuat ndaj pushtetit për bllokimin e komisioneve hetimore në Kuvend, pasi sipas tij, LVV-ja në këtë mënyrë përpiqet të fsheh nga publiku përfshirjen në korrupsion.

“…Bashkë me subjekte të tjera opozitare kemi ngritur disa çështje dhe deri më tani ka funksionuar mirë, siç është komisioni për energji dhe kur pushteti e ka vërejtur këtë si të themi punën e komisionit ajo ka ndërruar strategji dhe tashmë kemi të bllokuar punën e komisionit për rezervat shtetërore”, tha Shala.

Edhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, thotë se Qeveria Kurti me qëllim po pengon mbikëqyrjen parlamentare.

“Kjo qeveri si tendencë të parë e ka krijimi e ligjeve anti kushtuese, tendecë të dytë e ka kapjen e shtetit përmes punësimeve të partiakëve të tyre, dhe bllokimin e punës së kuvendit apo mbikëqyrjen parlamentare i cili është funksioni kryesor i Kuvendit”, tha Gashi.

LVV hedhë poshtë akuzat e opozitës. Deputeti Armend Muja thotë se partia e tij shumë prej komisioneve u ka dhënë mbështetje, por që komisionet nuk u shquan për efikasitet.

“Nuk e di nëse ka pasur ndonjëherë më shumë komisione hetimore se sa në këtë legjislaturë. Opozita por posaçërisht PDK-ja është mirë të fokusohen a po dojnë zgjedhje të reja apo po dojnë formimin e komisioneve sepse këto të dyja nuk përshtaten se nëse ka zgjedhje ku po mbesin komisionet, pra në njërën anë kemi datë për zgjedhje kërkesë për zgjedhje në anën tjetër kërkesë për formimin e komisioneve hetimore këto të dyja nuk shkojnë bashkë”, tha Muja për RTV 21.

Në kontekst të kësaj teme, deputeti i PDK-së, Ferat Shala, përmend akzuat e ngritura për korrupsion dhe arrestimet për keqpërdorime, gjithnjë pas heteimeve parlamentare.

“ E kemi komisionin hetimor për energji i cili ka rezultuar me arrestimin e Nagip Krasniqit, dhe tash së voni edhe shkarkimin e tij”, tha Shala.

Formimi i Komisioneve Hetimore Parlamentare po shihet si trend i ri në legjislaturën aktuale të Kuvendit të Kosovës, disa prej të cilave janë funksionale, por që në shumë raste nuk po arrijnë të sjellin vendime për mungesë kuorumi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat