Shaqir Totaj e zbulon për herë të parë se çka i kishte thënë Kurti

Aktuale

Shaqir Totaj e zbulon për herë të parë se çka i kishte thënë Kurti

Më: 25 prill 2024 Në ora: 19:13
Shaqir Totaj

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka treguar një detaj intersanat për bisedat që ka pasur me Kryeminstrin e Kosovës, Albin Kurti.

Totaj ka pohuar se 70% të kohës sa kishte zgjatur takimi i drejtuesit ekzekutiv të Kosovës i ka folur për të drejtat e shqiptarëve të Maqedonisë se sa për problemet dhe sfidat me të cilat ballafaqohet Kosova e për të cilat ai pati detyrë t’i zgjidh.

Realiteti është se është kryeministër i Kosovës dhe duhet më tepër me u marr me çështjet tona, të Kosovës, sepse shqiptarët në Republikën e Maqedonisë e kanë lidershqipin e vet”, u shpreh ai.

I pari i Komunës së Prizrenit, foli edhe rreth çështjes së korrupsionit, për të cilën tha se është çështje shumë e ndjeshme.

“ Aty ku ka zhvillim, kapital ka ekonomi, korrupsioni është i paevitueshëm, ajo që na duhet me e bë është me e menaxhu korrupsionion me e pru në një nivel të ulët”, tha Totaj.

Ai tha se po flitet se janë diku 700-800 kontrata njëburimore të kësaj Qeverie aktuale e po përmenden shifrat rreth 250 milionë për këto kontrata, të cilat sipas Totajt janë dyshim serioz e potencial për korrupsion.

Ndërsa sa i përket zgjedhjeve, Totaj shprehet optimist se kryeministri Kurti sipas këtyre zgjedhjeve nuk do të jetë më kryeministër i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat