Kërkesa e O’Brien, Berisha: Kurti dhe Osmani e dinë që për anëtarësim në KiE duhet themelimi i Asociacionit

Aktuale

Kërkesa e O’Brien, Berisha: Kurti dhe Osmani e dinë që për anëtarësim në KiE duhet themelimi i Asociacionit

Më: 25 prill 2024 Në ora: 18:28
James O’Brien

Ish-zv.ministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, për takimin e djeshëm të kryeministrit të Koosvës, Albin Kurti dhe ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, ka thënë se kjo është vazhdimësi e angazhimeve evropiane dhe amerikane që dialogu me Kosovës dhe Serbisë të merr drejtimin e duhur.

“Politika perëndimore e cila në parim njeh marrëveshjet dhe i zbaton, tashmë përballet me politikën lindore që përfaqësuese është Serbia që nuk zbaton marrëveshjet, e që tashmë fatkeqësisht edhe Kosova ka një logjikë lindore në të cilën nënshkruan marrëveshje dhe nuk i zbaton”, ka thënë Berisha.

Ndërsa për kërkesën e O’Brien ndaj Kurtit që të ketë përparim në themelimin e Asociacionit, ish-zv.ministri i Jashtëm është shprehur se tashmë po duket sikur Kosova po i bën “konkurrencë” Serbisë sa i përket dekonstruktivitet në raport me fuqitë perëndimore.

“Ajo që i është bërë qartazi presidentes dhe kryeministrit para votimin në Parlamentin Evropian ka qenë se hapi ndërmjet votimit dhe vendimit të ministrave të Jashtëm duhet të jetë Asociacioni”, ka theksuar ai.

Sipas tij, këtë e kanë ditur kryeministri, Albin Kurti dhe presidentja, Vjosa Osmani dhe tashmë jemi në një fazë të tillë ku politika perëndimore është e detyruar që t’i kushtëzojë palët, në këtë rast Kosovën.

Berisha ka thënë se përpjekja e diplomatit amerikan, James O’Brien, është që Kosova ta zbatojë marrëveshjen, përndryshe sipas tij, do të ketë hapa vijues në atë që e kemi quajtur “masa ndaj Kosovës”.

Kujtojmë që ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, James O’Brien, ka diskutuar dje me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, të cilit i ka kërkuar përparim urgjent në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Në një postim në platformën X, O’Brien ka thënë se për të ecur përpara duhet zbatimi i marrëveshjeve të arritura përmes ndërmjetësimit të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat