Ndërroi jetë punëtori i RTK-së, Bardhyl Bekteshi

Aktuale

Ndërroi jetë punëtori i RTK-së, Bardhyl Bekteshi

Më: 25 prill 2024 Në ora: 15:03
Bardhyl Bekteshi

Në moshën 64 vjeçare ndërroi jetë punëtori shumëvjeçar i RTK-së, Bardhyl Bekteshi.

Lajmin për vdekjen e tij e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit të cilët kanë treguar se varrimi i tij do të bëhet të premten në Podujevë.

Bekteshi ishte punëtor shumëvjeçar edhe në ish-RTP.

Njoftimi i plotë:

Të nderuar familjarë, miq e shokë, ju njoftojmë që sot, me datë 25.04.2024, ndërroi jetë më i dashuri ynë, Bardhyl Bekteshi.

Varrimi do të bëhet nesër (e premte) tek varrezat e familjës në Podujevë. Do të ju njoftojmë për orar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat