Bislimi u përmend shkeljet e palës serbe në dialog delegacionit të Këshillit të BE-së

Aktuale

Bislimi u përmend shkeljet e palës serbe në dialog delegacionit të Këshillit të BE-së

Më: 24 prill 2024 Në ora: 18:37
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi bashkëbisedoi me delegacionin nga Këshilli i BE-së – Grupi i Punës për Ballkanin Perëndimor (COWEB).

Në njoftim thuhet se Bislimi foli për rrugëtimin dhe synimet e Kosovës në integrimin evropian, me theks në trajtimin dhe arritjen e konsensusit për marrjen e statusit të vendit kandidat për anëtarësim në BE, anëtarësimin në organizata ndërkombëtare, veçanërisht atë në Këshillin e Evropës, si dhe u diskutua për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian.

Më tej, Bilimi theksoi dhe se masat e padrejta të BE-së ndaj Kosovës duhet të hiqen sa më parë, “pasi janë plotësuar tashmë edhe të gjitha kushtet e marrëveshjes së Bratisllavës, si dhe shprehu përsëri qëndrimin tonë se propozimi për dhënien e liberalizimit të vizave për pasaportat ilegale KU, është kundërthënës dhe i njëjti shkel sovranitetin e integritetin territorial të Republikës së Kosovës”.

“Mbi procesin e dialogut me Serbinë, zëvendëskryeministri trajtoi eskalimet në terren nga pala serbe dhe shkeljet e vazhdueshme të tyre të Marrëveshjes së Brukselit dhe Aneksit Zbatues të Ohrit, si dhe mospranimin e këtyre marrëveshjeve e refuzimin për nënshkrim, dëshmuar në vazhdimësi përmes deklaratave publike të liderëve shtetërore e vulosur me letrën e ish-kryeministres së Serbisë, drejtuar Bashkimit Evropian në dhjetorin e kaluar”, thuhet në njoftim. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat