Hoti shprehet i shqetësuar pas publikimit të raportit të DASH-it

Aktuale

Hoti shprehet i shqetësuar pas publikimit të raportit të DASH-it

Më: 23 prill 2024 Në ora: 13:47
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se është i shqetësuar për institucionet e Kosovës pas Raportit të Departamentit të Shtetit.

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit është shqetësues për institucionet e Republikës së Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

“Raporti thekson për, prezencën e korrupsionit serioz qeveritar, probleme me pavarësinë gjyqësorit dhe me kufizime serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve”.

Postimi i plotë

Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit është shqetësues për institucionet e Republikës së Kosovës.

Raporti thekson për, prezencën e korrupsionit serioz qeveritar, probleme me pavarësinë gjyqësorit dhe me kufizime serioze për lirinë e shprehjes dhe lirinë e medias, duke përfshirë dhunën ose kërcënimet me dhunë ndaj gazetarëve.

Kjo ka qenë e pritur pas aferave, sikur ajo e Ambasadorit Berishaj, me rezerva shtetërore, aferat korruptive në KEK dhe tani me ambalazhuesit e ujit. Në vend që të kërkojnë drejtësi, bartësit e instirucioneve dalin në mbrojtje publikisht ndaj personave të dyshuar.

E kanë bërë normë sulmin ndaj Gjykatës Kushtetuese, Kryeprokurorit të shtetit dhe shantazhimin e kërcënimet ndaj gazetarëve dhe mediave.

Raporti i DASH është një e vërtetë e hidhur që e kemi përmendur disa herë. Nuk ka pasur asnjë reflektim nga qeveria dhe më e rëndësishmja nga Presidentja e shtetit, e cila ka mandat kushtetues t’i mbrojë institucionet e pavarura.

Kjo qeveri ka tendencë për të imponuar një sistem diktatorial, në mënyrë që Kryeministri të kontrolloj gjithçka: qeverinë, gjyqësinë, kuvendin, presidencën dhe mediat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat