“10 vjet burgim për pesë minuta që kanë kontaktuar me atë vajzë”/ Millaku deklarohet pas vendimit për rastin e 11 vjeçares

Aktuale

“10 vjet burgim për pesë minuta që kanë kontaktuar me atë vajzë”/ Millaku deklarohet pas vendimit për rastin e 11 vjeçares

Më: 23 prill 2024 Në ora: 12:16
Haxhi Millaku

Haxhi Millaku, avokat i njërit prej të dënuarve në rastin dhunimit seksual të 11 vjeçares e ka kundërshtuar vendimin e Gjykatës Themelore, e cila ka shpallur fajtorë gjashtë të akuzuarit.

Klienti i tij është dënuar më 10 vjet burgim, ndërsa Millaku në një deklarim për media, ka thënë se vendimi është huqje

Ai ka thënë se janë dhënë 10 vjet burgim “për një kontakt  pesë minuta që kanë kontaktuar me atë vajzë”

“Drejtësia ja ka huq në tërësi. T’i jepen 10 vjet, përkatësisht 12 të akuzuarit të parë për një vepër penale për një pesë minutash që kanë kontaktuar me atë vajzë dhe shumica prej tyre as nuk është vërtetua as ekspertiza interdiciplinare se ka pas penetrim seksual me atë vajzë”, ka thënë ai pas përfundimit të seancës, përcjell teve1.info

Gjykata Themelore në Prishtinë ka dënuar me 62 vite burgim të akuzuarit për rastin e dhunimit të 11 vjeçares.

Të akuzuarit B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R, G.S dhe E.S, sipas gjykatës kanë marrë pjesë në veprën penale

“Të akuzuarit B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R janë shpallur fajtor dhe janë dënuar nga gjykata, pasi të njëjtit veç e veç kanë kryer veprën penale të Dhunimit, ashtu që i akuzuari B.RR është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) viteve, ndërsa të akuzuarit D.RR, B.S, M.S, F. S dhe M.R janë dënuar në kohëzgjatje prej dhjetë (10) vitesh,  secili veç e veç”, thuhet në komunikatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat