Zemaj: Me qeverisjen e Kurtit janë rritur problemet në Kosovë, tani po merret me zgjedhjet në Maqedoni

Aktuale

Zemaj: Me qeverisjen e Kurtit janë rritur problemet në Kosovë, tani po merret me zgjedhjet në Maqedoni

Më: 20 prill 2024 Në ora: 11:04
Armend Zemaj

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kritikuar përfshirjen e Kryeministrit Albin Kurti dhe vartësve të tij në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut.

Ai thotë se përfshirja në këto zgjedhje është ndërhyrje flagrante në një vend fqinj.

“Është amortizim politik, është ndërhyrje flagrante në një vend fqinjë, dashamirës i Kosovës, pastaj është ndërhyrje mes partive shqiptare, dëmi është shumëfishtë edhe në aspektin shtetëror, edhe në aspektin kombëtarë, po mbjell përçarje”, tha ai.

Sipas tij, situatën e rëndon edhe më shumë pjesëmarrja në këto aktivitetet zgjedhore e akterëve që janë të thirrur për të ofruar siguri për qytetarët e të cilët pikërisht e injoruan ditën e zisë në Kosovë duke u bërë pjesë e aktiviteteve zgjedhore në Maqedoni të Veriut.

“Pikërisht këtu dëshmohet, se janë pushtet i pa përgjegjshëm, duke marrë anë, duke tentuar të manipulojnë, dhe destabiliojnë skenën politike atje, shto këtu faktin se kur ishim në zi shtetërore, ku akterët që po dështojnë të ofrojnë siguri për jetën e qytetarëve në përgjithësi, e grave në veçanti, ministrja e Drejtësisë dhe kryetari i Kuvendit vrapojnë për tu dukur shqiptarë të mëdhenj, por efekti i këtyre veprimeve fëmijërore politike do të jetë i dëmshëm”, tha tutje Zemaj.

Deputeti Zemaj tha se se nën qeverisjen e Albin Kurtit, në Kosovë problemet janë rritur.

Ai tha se pjesëmarrja e tij në këto zgjedhje në Maqedoni të Veriut po bëhet për ta fshehur dështimin në çdo aspekt.

“Albin Kurti – lëre që ka çështje të pazgjidhura në Kosovë, por nën qeverisjen e tij, problemet veç sa janë rritur në vendin të cilin e udhëheq ai, pra Kosovën. Dhe është pikërisht qeverisje e dobët, që po e shtynë të merret me fushatën në Maqedoninë e Veriut, për ta fshehur dështimin në secilin segment të jetës, prandaj nën flamurin e patriotizmit, si zakonisht, po e fsheh dështimin, të cilin po e shohin e përjetojnë çdo ditë qytetarët e Kosovës, dhe se premtimet e tij për ndryshim, ishin me të vërtetë ndryshim, por për të keq”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat