Ambasadori i Kosovës: Krenarë me FSK-në në trajnimin e ushtarëve ukrainas në Britani të Madhe

Aktuale

Ambasadori i Kosovës: Krenarë me FSK-në në trajnimin e ushtarëve ukrainas në Britani të Madhe

Më: 19 prill 2024 Në ora: 14:03
Ilir Kapiti dhe FSK-ja

Ambasadori i Kosovës në Britani të Madhe, Ilir Kapiti ka shkruar se ndihet jashtëzakonisht krenarë me ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) pjesë e INTERFLEX që janë duke trajnuar ushtarë ukrainas në Britaninë e Madhe.

Kapiti në një postim në rrjetin social “X” shkruan se përkushtimi dhe angazhimi i tyre për të mbështetur aleatët është vërtet i lavdërueshëm.

“Ndihemi jashtëzakonisht krenarë që kemi vizituar ushtarët tanë, të Kosovës, pjesë e INTERFLEX, duke trajnuar ushtarë ukrainas në Mbretëri të Bashkuar.

Përkushtimi dhe angazhimi i tyre për të mbështetur aleatët tanë është vërtet i lavdërueshëm…”, ka shkruar Kapiti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat