Haliti për Kurtin: Të sqarojë se a u bë tradhtar apo t’u kërkojë falje atyre që i ka quajtur tradhtarë

Aktuale

Haliti për Kurtin: Të sqarojë se a u bë tradhtar apo t’u kërkojë falje atyre që i ka quajtur tradhtarë

Më: 13 mars 2024 Në ora: 19:04
Xhavit Haliti

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se kryeministri, Albin Kurti, duhet “të sqarojë se a u bë tradhtar”, pas urdhrit që i dha Agjencisë Kadastrale që të zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që t’ia njohë të drejtën në pronë prej 24 hektarësh Manastirit të Deçanit, apo t’u kërkojë falje atyre që ka quajtur tradhtarë deri më sot, ka shtuar Haliti.

Haliti ka ritheksuar se Kurti duhet të t’ia sqarojë opinionit publik dhe t’u kërkojë falje atyre që i ka quajtur tradhtarë.

“Kemi vite të tëra që jemi bombarduar nga akuzat për tradhtitë e qeverisjeve të kaluar. Sa i përket kësaj çështjes së, s’po them për tjerat, po çështjes së këtyre tokave rreth Manastirit të Deçanit, e para. E dyta, pothuajse edhe Gjykata Kushtetuese në njëfarë mënyre është sharë, është denigruar, është konsideru që ka ba tradhti”, ka thënë Haliti.

“Tani unë ky duhet të sqarojë a u bë dhe ky tradhtar apo duhet t’ju kërkojë falje atyre që i ka quajtë deri sot tradhtarë, një politikani a një kryeministrit të vendit një vend demokratik i takon që të sqarohet para opinionit… ose me u ba edhe ky tradhtar, ose me thanë që ata s’kanë qenë tradhtarë, po e kanë bërë si akt të domosdoshëm”, ka shtuar Haliti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat