“Deri në 10 mijë euro” – Cahani tregon sa paguhet një programer në Kosovë

Aktuale

“Deri në 10 mijë euro” – Cahani tregon sa paguhet një programer në Kosovë

Më: 25 janar 2024 Në ora: 23:24
Mërgim Cahani

Shefi i Gjirafës, Mërgim Cahani, tha se Kosova ofron mundësi të mira për të krijuar biznese.

Ai tha se puna e programerit është mjaftë e paguar në vendin tonë.

“Fillojnë me 500-600 euro, shkojnë deri në 7 miijë euro, ka raste kur edhe më tepër”, tha ai në Pressing.

Ndërsa, autori i Pressing Leonard Kërquki tha se ka dëgjuar se në Kosovë një programer senior mundet me i marrë 10 mijë euro në muaj.

“E vërtetë edhe në Kosovë edhe në botë munden me mbërri deri në 10 mijë euro”, tha Cahani.

“Fakti që ekziston një aftësi e individit asi soji dhe e ka një vend ku mundet me i shpalos aftësitë e veta, tregon se Kosova është në nivelin e duhur. Sot një punë që mundesh me bo në sektorin e teknologjisë në Kosovë të njëjtën mundesh me bo edhe në botë, me të njëjtat mundësi”, u shpreh ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat