Haradinaj: Dita Botërore e Mjedisit është një mundësi e mirë për ta ngritur vetëdijen për problemet mjedisore

Aktuale

Haradinaj: Dita Botërore e Mjedisit është një mundësi e mirë për ta ngritur vetëdijen për problemet mjedisore

Më: 5 qershor 2023 Në ora: 11:50
Pamje nga vendi i ngjarjes

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se duhet më shumë vetëdije e mobilizim për një mjedis të shëndoshë.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se cilësia e jetës sonë varet nga kujdesi ynë ndaj mjedisit. 

“Të angazhohemi të gjithë për një mjedis të shëndoshë, nga i cili varet cilësia e jetës sonë”, ka thënë Haradinaj. 

Postimi i plotë: 

Dita Botërore e Mjedisit është një mundësi e mirë për ta ngritur vetëdijen për problemet mjedisore dhe për rëndësinë e kujdesit ndaj ambientit ku jetojmë.

Ky obligim që e kemi si shoqëri, kërkon vetëdijësim e mobilizim të secilit prej nesh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat