Përfundon seanca e Kuvendit

Aktuale

Përfundon seanca e Kuvendit

Më: 22 mars 2023 Në ora: 07:04 Përditësuar në ora: 15:55 më 22.03.2023
Kuvendi i Kosovës

Përfundon seanca e Kuvendit

Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës. Në rend ishte shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021 por nuk pati kuorum për votim.

Ndërsa, gjatë seancës së sotme janë votuar edhe disa raporte tjera të vitit 2021 si dhe projektligji për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitës.

Kalon raporti vjetori i ZRrE-së për vitin 2021

Në seancën e sotme ku po shqyrtohen pikat e papërfunduara nga seancat e kaluara kaloi me 61 vota për Raporti vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021.

Jeta Statovci nga Lëvizja Vetëvendosje tha se kërkesa e përgjithshme për energji elektrike në vitin 2021 është rritur për 11% krahasuar me vitin paraprak.

“Kërkesa e përgjithshme për energji elektrike në vitin 2021 ka qenë 6 mijë e 885 që paraqet një rritje prej 11% krahasuar me vitin paraprak. Nëse krahasojmë edhe këto shifra shohim se ka pasur gjithashtu një vakum në kuadër të kërkesës dhe totalit të gjenerimit të energjisë që kjo ka bërë që të ketë edhe një rritje në import për furnizim stabil dhe të qëndrueshëm të qytetarëve”, theksoi ajo.

Deputetja e LDK-së, Valentina Bunjaku u shpreh se për këtë raport të ZRRE-së për vitin 2021 kanë vërejtjet e tyre.

“Në këtë raport tregon Zyra e Auditorit se sa parregullsi ka në këtë raport, përtej asaj që mazhoranca po i flet veç sukseset në këtë raportin e ZRrE ne si opozitë kemi dhënë vërejtjet tona për këtë Zyre. Absolutisht nuk po e shohim ZRrE që është avokate e konsumatorëve dhe qytetarëve tanë, gjithmonë qytetarët janë me stresin dhe me brengën se o në këtë muaj o në atë muaj do të kemi rritje të energjisë elektrike”, theksoi ajo.

Ndërsa, nga AAK thonë se me çdo kusht do ta kundërshtojnë paralajmërimin e ZRrE-së për shtrenjtim të çmimit të energjisë elektrike

“Ky Kuvend duhet sa më shpejt që është e mundur të funksionalizojë dhe përmbush Bordin duke qenë se politikat e energjisë janë politika jetike për qytetarët e Kosovës… Pritet që ZRrE nesër të caktojë vlerat maksimale të energjisë elektrike pritet që në mbledhjen tjetër të bëhet shqyrtimi i tarifave dhe sipas propozimit të ZRrE rritja e çmimit të energjisë do të jetë 14%, AAK e kundërshton me çdo kusht rritjen e këtij çmimit dhe do të marrim të gjitha masat që ta parandalojmë këtë”, tha shefi i Grupit Parlamentar të AAK, Besnik Tahiri. 

Miratohet në parim Projektligji për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse

Me 67 vota pro, Kuvendi i Kosovës sot ka votuar edhe Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia dha arsyeshmërinë e këtij projektligji për të cilin kërkoi edhe mbështetjen e deputetëve të Kuvendit.

Vitia tha se me Projektligjin për parandalimin dhe kontrollin e sëmundjeve ngjitëse përcaktohen rregullat për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse.

“Në këtë ligj tanimë për menaxhimin e situatave me sëmundje ngjitëse janë caktuar obligime dhe përgjegjësitë institucionale me përkufizim të qartë të detyrave është parashikuar modernizimi i mbikëqyrjes së sëmundjeve ngjitëse si digjitalizimi, sistemi i paralajmërimit të hershëm fleksibilitetit në përditësimin e listës së sëmundjeve ngjitëse dhe përkufizimet e rasteve sipas direktivës sipas BE-së…Janë përfshirë çështjet e veçanta si siguria e pacientit, parandalimi kontrolli i infeksioneve në kujdesin shëndetësor dhe rezistenca antimikrobile që do të jenë për herë të parë në kuadër të këtij ligji“, theksoi ai.

Deputetja e LVV-së, Fatmire Kollçaku tha se përcakton rregullat për parandalimin, kontrollin e sëmundjeve ngjitëse e çështjet e veçanta shëndetësore

“Projektligji për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitës përcakton rregullat për parandalimin, kontrollin e sëmundjeve ngjitëse e çështjet e veçanta shëndetësore, dhe kjo politikë përcakton përgjegjësitë e qeverisë MSH, IKSHPK-së dhe obligimet e institucionet të tjera”, tha ajo.

E deputeti nga AAK-së, Shemsedin Dreshaj u shpreh se projektligji që po prezantohet sot është më i mirë se ai i kaluari.

“Ky ligj ka përmirësim krahasuar me ligjin paraprak dhe ne kur e kemi votuar në grupin parlamentar kemi kërkuar që shumëçka ka nevojë të përmirësohet…Është mirë që ligji për Shëndetësi së pari të ishte debatuar dhe pastaj të hyjmë në ligje për sektor të ndryshëm”, theksoi Dreshaj.

Ndërsa, deputeti i LDK-së, Armend Zemaj porositi që mos të bëhen ligje me nguti vetëm sa për përmbushur agjendën legjislative.

Si porosi e jona është që ligjet që prekin më shumë jo vetëm në sferën sestive të shëndetit nuk duhet të bëhen me njëfarë ngutie për shkak të përmbushjes së strategjisë legjislative ligjore. çka kemi gjetur dhe çka duhet komisioni të ndryshoj është tek vetë qëllimi por edhe dispozitat kalimtare me situatën kalimtare me këtë ligj shfuqizohet edhe ligji anti-covid, ndërsa ne kemi akoma shpalljen e gjendjes emergjente dhe raste me COVID-19”, tha ai.

​Kuvendi voton raportin e Komisionit Hetimor për energji për periudhën 2006-2022

​Kuvendi i Kosovës ka votuar raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Pro këtij raporti ishin 69 deputetë, dy kundër dhe 1 abstenim.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa kërkoi nga Prokuroria e Shtetit të marr këtë raport dhe ta bëjë punën e tyre.

Unë si deputet i këtij Kuvendi kërkoj nga Prokurori i Shtetit se në bazë të Kodit Penale të Kosovës eksoficio ta merr këtë raport dhe ta bëjë punën e tyre”, theksoi ai.

​Kuvendi voton raportin e Komisionit Hetimor për energji për periudhën 2006-2022

Kuvendi i Kosovës ka votuar raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Pro këtij raporti ishin 69 deputetë, dy kundër dhe 1 abstenim.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa kërkoi nga Prokuroria e Shtetit të marr këtë raport dhe ta bëjë punën e tyre.

“Unë si deputet i këtij Kuvendi kërkoj nga Prokurori i Shtetit se në bazë të Kodit Penale të Kosovës eksoficio ta merr këtë raport dhe ta bëjë punën e tyre”, theksoi ai. 

Fatmir Humolli ndahet me VV-në

Fatmir Humolli është ndarë edhe zyrtarisht nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Në seancën e Kuvendit të Kosovës të mërkurën, deputeti Humolli është parë i ulur ndaras kolegëve të tij nga VV-ja.

Ai është ulur në pjesën ku ulen deputetët e opozitës, më saktësisht ata të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Është parë edhe shefja e Grupit Parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, e cila ka shkuar të bisedojë me Humollin. Më vonë, për t’u konsultuar shkoi edhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu.

​Abazi: Raporti i Komisionit Hetimor për energji i pozitës sa për sy e faqe

Sot, në Kuvendin e Kosovës po shqyrtohet raporti përfundimtar i Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Deputeti i PDK-së, Hajdar Beqa u shpreh se është joserioze që pa prezencën e ministres së Ekonomisë, Artane Rizvanolli të bëhet shqyrtimi i këtij raporti.

Teksa shpalosi edhe objektivat e këtij Komisioni Hetimor, Beqa kërkoi që ky raport të votohet pasi konsideron se bënë një përmirësim në fushën e energjisë elektrike.

“Konsideroj se është jo serioze sot të shqyrtohet një raport pa prezencën e ministres së linjës të energjetikës, megjithatë është në vendimin e deputetëve mendoj se kjo pikë e rendit të ditë ka qenë në disa seanca… Kërkoj ta votoni raportin sepse mendoj e bënë një përmirësim në fushën e energjisë elektrike sepse është një përmbledhje e gjatë ”, theksoi ai.

E Armend Zemaj nga LDK tha se viti 2021 ka qenë viti më i keq me shumën më të madhe pasi në këtë vit janë blerë 13 milionë euro më shumë energji elektrike sesa në vitin 2020.

“Viti 2021 është viti më i keq me shumë më të madhe të energjisë elektrike 155 milionë e 604 mijë euro të energjisë elektrike, krahasuar me vitin 2020 113 milionë më shumë sesa vitin 2020 e gjithë kjo rezulton nga papërgjegjësia dhe paaftësia që Kosova A apo blloku A të shkoj në remont në kohë dhe të mos kemi pasoja të blerjes së energjisë elektrike me çmim marramendës…Është një raport që nuk ka derivuar me dyshime për keqpërdorime, manipulim, vjedhje apo ne nuk kemi arritur si konkluzion tek e vërteta e saktë ”, theksoi ai.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj tha se qëllimi i këtij komision ka qenë devalvimi i Komisionit nga opozita.

“Insistimi i partisë tuaj që të krijohet ky komision në mënyrë që me devalvua komisionin e parë që kemi pas aryse se pse opozita ka kërkuar Komisionin dhe kjo po verifikohet sot nga raporti i DASH-it të cilët e verifikuan se në këtë qeveri ka afera të qarta korruptive edhe që nuk po luftohen nga kjo qeveri dhe po mbrohen dhe rasti më i rëndësishëm është rasti i ambasadori Martin Berishaj”, theksoi ajo.

Haki Abazi nga LVV tha se ky raport është vetëm sa për sy e faqe.

“Ky raport është vetëm sa për sy e faqe asnjë vlerë tjetër nuk e ka”, theksoi ai.

Kuvendi i Kosovës po ashtu ka votuar raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës.

Ky raport mori mbështetjen e 68 deputeteve të Kuvendit të Kosovës.

Ndërsa, 67 ligjvënësë votuan pro edhe për raportin vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021. Ndërsa, një deputet absentoi.

Muja: Kosova ka krijuar varësi të importit të energjisë elektrike nga Serbia

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Kosova ka krijuar varësi të importit të energjisë elektrike nga Serbia.

Sipas tij, nga viti 2006 e deri më vitin 2021, Kosova ka importuar rrymë me vlerë prej 556 milionë eurosh nga Serbia.

KEK-u dhe Kosova kanë krijuar një varshmëri të importit të energjisë elektrike nga Serbia”.

“Nga viti 2006 e deri më 2021 rreth 556 milionë euro janë importuar nga Serbia. Kanë qenë dy firma serbë përmes së cilave është importuar”.

Sipas tij, nga viti 2021, Kosova më nuk importon energji elektrike nga Serbia.

Muja: Kosova ka krijuar varësi të importit të energjisë elektrike nga Serbia

Deputeti nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, ka thënë se Kosova ka krijuar varësi të importit të energjisë elektrike nga Serbia.

Sipas tij, nga viti 2006 e deri më vitin 2021, Kosova ka importuar rrymë me vlerë prej 556 milionë eurosh nga Serbia.

“KEK-u dhe Kosova kanë krijuar një varshmëri të importit të energjisë elektrike nga Serbia”.

“Nga viti 2006 e deri më 2021 rreth 556 milionë euro janë importuar nga Serbia. Kanë qenë dy firma serbë përmes së cilave është importuar”.

Sipas tij, nga viti 2021, Kosova më nuk importon energji elektrike nga Serbia.

--------------------------

Sot Kuvendi i Kosovës, do të vazhdojë punimet e seancës plenare, ku në rend dite janë dhjetëra pika nga seancat e kaluar.

Deputetët do të votojnë, raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, përzgjedhin një anëtar jo ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK), shqyrtimin e Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, etj.

Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 janar 2023 janë:    Votimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës. Po ashtu Kuvendi do të bëj shqyrtimin e raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 2 shkurt 2023: Shqyrtimi i parë i Projektligjit për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitës, shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021, shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021, shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.

 Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 9 shkurt 2023: . Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mjekësinë Ligjore, shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Komunikimet Elektronike, përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt 2023: Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës, shqyrtimi i parë i Projektligjit për parqet industriale dhe teknologjike, Shqyrtimi i parë i Projektligjit për investime të qëndrueshme, Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C.”, Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”, Propozimi i GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Arifi.

Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 mars 2023: Shqyrtimi i Raportit të Performancës së Ndërmarrjeve Publike Qendrore për vitin 2021, Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”, raporton RTKlive. Po ashtu Kuvendi bën shqyrtimin e rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit “Performanca financiare dhe operative NP “Trepça Sh.A”, emërimi i drejtorit dhe zëvendësdrejtorit të Sekretariatit Ekzekutiv të Agjencisë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, shqyrtimi i Projekt-Deklaratës në mbështetje të Fondit Kosovaro-Amerikan për Arsim (KAEF).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat