Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se sonte vet kryeministri Albin Kurti, e ka pranuar vet se i ka ofruar palës serbe, themelim asociacioni.
”Jo më larg se dy orë më parë, përtej marrëveshjes, Kurti pranoi se e ka ofruar një asociacion”.
”Lëshimi historik prej këtij momentum politik që ka qenë Kosova. Kanë qenë tri elemente të procesit dialogues me të cilin jemi pajtuar të gjithë, i gjithë spektri politik në vend por edhe ai ndërkombëtar”.
Një gjë të tillë, Abdixhiku e tha në Rubikon, referuar një twitteri të lëshuar sonte nga kryeministri Albin Kurti, ku ankohet se vet presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk e nënshkroi aneksin e 18 Marsit.
Megjithatë, Abdixhiku përmend se kryeministri Kurti, ka humbur momentum historik për arritje të marrëveshjes përfundimtare, siç kërkonin edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
”Janë tri elemente: Marrëveshje finale, ligjërisht e obligueshme dhe me njohje në të. Çështja është sa prej këtyre elementeve i kemi në të?”
”A është marrëveshje finale? – jo nuk është. Sepse kemi marrëveshje bazë, jo përfundimtare”.
”Sot dua ta mbajë në përgjegjësi një njeri që ka nis procesin dialogues duke e refuzuar atë si prioritet nacional. E tani në vitin e tretë të qeverisjes, e vetmja gjë që është marrë ka qenë dialogu”.