654 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

654 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

Më: 27 mars 2022 Në ora: 07:58
Ilustrim

Aktualisht në Kosovë janë 654 raste aktive me COVID-19.

Në 24 orët e fundit janë shënuar  28 raste të reja, nga 1 mijë e 27 testime.

Gjatë kësaj periudhe, janë shëruar edhe 49 persona.

Njoftimi:

Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 237 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.821.149 doza të vaksinës.

Deri më sot 819.971 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 99.743 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Nga 1.027 testime, 28 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 49 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 223.540.

Në total numri i rasteve aktive është 654.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat