AAK: Është tendencioze që të gjitha parregullsitë në zgjedhje të na faturohen neve

Aktuale

AAK: Është tendencioze që të gjitha parregullsitë në zgjedhje të na faturohen neve

Më: 11 mars 2021 Në ora: 13:18
AAK

Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka mbajtur mbledhje të enjten pas akuzave të bëra publike mes kandidatëve për deputetë se pati vjedhje të votave.

Kjo parti ka thënë se është tendencioze që të gjitha parregullsitë e zgjedhjeve të 14 shkurtit t’i faturohen AAK-së.

“E konsiderojmë tendencioze përpjekjen që të gjitha parregullsitë në zgjedhje t’i faturohen kryesisht AAK-së”.

Përmes një deklarate për medie, AAK gjithashtu ka kërkuar që të rinumërohen të gjitha votat dhe ka kërkuar nga organet e drejtësisë që të veprojnë në përputhje me ligjin ndaj të gjithë manipuluesve.

“AAK përshëndet procesin zgjedhor dhe falënderon të gjitha strukturat, vëzhguesit e komisionerët që kanë kontribuar në rregullsinë e këtyre zgjedhjeve.  AAK njëkohësisht, i ka marrë me shqetësim informatat për shpërdorim të votave të kandidatëve të të gjitha partive politike, përfshirë dhe atyre të Aleancës. Në situatën e krijuar konsiderojmë se është e domosdoshme të rinumërohen të gjitha votat, sepse vetëm në këtë mënyrë mund të zbardhen të gjitha pretendimet për manipulim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat