Presidenti i Nigerisë, Bola Tinubu, ka rrëshqitur dhe është rrëzuar në një ngjarje zyrtare për të shënuar 25-vjetorin e demokracisë në vend.
Presidenti, 72 vjeç, u rrëzua teksa ngjitej në shkallët e një automjeti që supozohej ta çonte rreth sheshit “Eagle”, në kryeqytetin, Abuja.
Ai duhej të ndihmohej që të ngrihej në këmbë. Një nga ndihmësit e tij e përshkroi atë si një “gabim të lehtë” dhe tha se presidenti kishte qenë në gjendje të vazhdonte me pjesën tjetër të programit.
“Ai vazhdoi menjëherë me raundet ceremoniale. Nuk ka probleme,” shkroi ndihmësi presidencial Dada Olusegun në X, shkruan BBC