Përmbyset varka me emigrantë, 38 të vdekur

Afrika

Përmbyset varka me emigrantë, 38 të vdekur

Më: 11 qershor 2024 Në ora: 08:58
Foto ilustrim

Të paktën 38 persona nga Briri i Afrikës raportohet të kenë humbur jetën pasi varka e tyre u përmbys në brigjet e Jemenit. Sipas dëshmive të të mbijetuarve në varkë udhëtonin 250 persona, teksa 100 prej tyre janë shpallur të zhdukur dhe autoritetet vijojnë kërkimet në det.

Autoritetet lokale në Rudum, në lindje të Adenit, thanë se personat në bord ishin emigrantë, kryesisht nga Etiopia, të cilët përdorin Jemenin si një pikë tranziti për të arritur në shtetet e Gjirit.

Paraprakisht mendohet që varka të jetë përmbysur nga erërat e forta, përpara se të mbërrinte në brigjet e Jemenit, teksa një pjesë e mirë e emigrantëve u shpëtuan nga peshkatarët.

Sipas OKB-së , 97,000 emigrantë mbërritën në Jemen nga Briri i Afrikës vitin e kaluar.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat