14 viktima dhe 17 të plagosur nga një aksident mes një automjeti dhe kamionit

Afrika

14 viktima dhe 17 të plagosur nga një aksident mes një automjeti dhe kamionit

Më: 5 qershor 2024 Në ora: 19:41
Pamje nga vendi i ngjarjes

Të paktën 14 persona kanë humbur jetën dhe 17 të tjerë u plagosën pas aksidenti të rëndë të ndodhur në Tanzaninë jugore.

Ngjarja e rëndë ndodhi pasi një kamion u përplas me disa automjete, përfshirë edhe një minibus.

“Shoferi i kamionit humbi kontrollin dhe u përplas me automjete të tjera, duke përfshirë triçikleta dhe një minibus.

Mes të vdekurve është edhe një djalë 4-vjeçar, tha komisioneri i qarkut Juma Homera.

Ndërsa të plagosurit u dërguan në spitalin lokal dhe gjendja e tetë raportohet se është kritike.

commentFirst article
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat