Diaspora e Luginës së Preshevës: Të bashkohemi për hatër të dëshmorëve! - Bota Sot
Diaspora e Luginës së Preshevës: Të bashkohemi për hatër të dëshmorëve!

Zvicra

E enjte, 20 shtator 2018

Diaspora e Luginës së Preshevës: Të bashkohemi për hatër të dëshmorëve!

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 09:31
Flamuri kombëtar

Po kalojmë momente të rrezikshme, më shumë se kurrë na duhet të jemi bashkë, po e përsërim edhe për shumë herë. Ju lutemi, të harxhojmë kohën për të mirë, unitet dhe të përballemi me ate se çka do na pret. Të mos merremi me ofendime personale, po bashkë dhe vetëm bashkë drejt synimeve tona jetike, për një Kosovë të fortë. Kurrë nuk e pranojmë ndarjen e Kosovës, kurrë nuk e pranojmë që të ndahet edhe Lugina e Preshevës, nuk pranojmë pazaret në dëmin e asaj toke shqiptare.

A thua, se çfarë do të thonin dëshmorët tanë, kur shohin këtë mjegull të madhe nëmes nesh, a thua, se çka thojnë zemrat e prindërve të dëshmorëve, jetimëve, invalidëve të luftës, veprimtarëve që e kanë shkri jetën për çështjen kombëtare? Përgjigje e rëndë do të vinte padyshim. Për hatër të gjakut të dëshmorëve, që dhanë jetën për flamurin kuq e zi, ti lëjmë inatet, energjinë që e harxhojmë kundër njëri tjetrit, ta harxhojmë me bashkim e punë të kujdeshme e pa u ngutur për të mirën e kombit. Ora po ecë, e ne po mbesim në vend e bile, po shkojmë edhe më keq. Të mos çuditen edhe miqtë tanë ndërkombëtarë, që dhanë shumër për këtë ditë ku jemi ne. Pse, të mos bashkohemi, pse po rrahim gjokse se kush është më i forti, se kush po e rëndon njëri tjetrin me fjalë e kështu me radhë. Po ku shkon ky ujë, pa dyshim se në mullirin e armikut shekullorë. Gjersa në anën tjetër, studiohet se çka të bëhet me fatin tonë nga armiku ynë shekullorë, ku po marin mendime e opinione edhe prijësit e tyre fetarë, ndërsa ne, po hahemi mes veti dhe po lëshojmë fjalë e fjalë, andej e këndej. Sinqerisht, njëzëri, ne mërgata e Luginës së Preshevës, që kurrë nuk jemi ndalur e as që do të ndalemi për të mirën e atdheut tonë, jemi të zhgënjyer me ate që po e shohim dhe dëgjojmë. I kishim sytë nga Shqipëria e Kosova, e në realitet, si në Shqipëri e Kosovë, nuk merren vesh mes veti, kush tjetër, përveç se politikanët. Për besë, gjaku i dëshmorëve, do ti dënoj ata që do të luhaten apo janë luhatur. Nuk do të duam që të jemi të ndarë e hasëm nëmes veti.I drejtohemi të gjithë akterëve politikë, si në Shqipëri, Kosovë e Luginë të Preshevës, mos Ju lutemi, mos gaboni me deklarata pa u konsultuar mirë me të gjithë që e kanë fjalë për të vendosur, mosni Ju lutemi të mos luhet me fatin e kombit. Po kalojmë kohë të vështira, për besë, shumë e shumë të rrezikshme. Kudo që sheh, sheh përçarje, sa shumë ofendime e bile edhe kërcënime të lloj-llojshme. Disa media mezi se presin që të shkruajnë gjëra të fryera, sa për të klikuar. Andej e këndej me fjalë e asgjë konkrete.

Jo rastësisht, mërgata shqiptare e Luginës së Preshevës në Zvicër, nuk ka dalur me ndoj opinion të shpejt, në lidhje me debatet e ndryshme që janë bërë e po bëhen për Luginën e Preshevës si në Kosovë, Shqipëri apo në Luginë të Preshevës.

Tash më Ju ka dhënë mundësia thuajse secilit që të shpreh mendimet e tija personale apo të ndoj grupi në emër të së ardhmes përmes faqeve të ndryshme sociale, sa që po shohim edhe se çka po hahet e çka po pihet. Turp i madh dhe dhimbje në anën tjetër. Të mos i vidhet ardhmëria të rinjëve e të rejave, të mos lëndohet përjetësisht kombi ynë. Zgjohu Shqipëria mëmë, drejtohu ku duhet në këto momente dhe bashko vëllezërit në Kosovë dhe udhëzo vëllezërit në Luginë të Preshevës. Apo edhe Ju keni probleme të mëdha, po, po përbesë, po e shohim, se edhe tek Ju është keq e më keq. Shqipëri, mos rri si spektatorë, por kërko që Lugina e Preshevës, të mos jetë lëmsh politikë për të keqen e Kosovës, Lugina e Preshevës, ishte dhe do të mbete etni shqiptare.  E gjithë Lugina e Preshevës është në ethe, duke pritur se çka po bëhet, ose çka po zihet për ate pjesë të shqiptarisë. Kishte luftë në Luginë të Preshevës, ranë dëshmorë 28 për ate tokë. Nuk duam, që Lugina e Preshevës, të jetë pazar për djallin, ne e duam Kosovën, jemi me Kosovën dhe shqiptarinë. Asesi nuk duam që të ndahet Kosova, por të bashkohemi me fakte, se kjo tokë ishte shqiptare dhe do të jetë shqiptare. Pa e rregulluar këtë lëmsh politikë në Luginë të Preshevës, herë do kur, nuk do të ketë qetësi, sepse atje janë shkelur e shtypur të drejtat njerëzore dhe gjithnjë është në dëm të shqiptarëve. Kujto Medvegjën me sa banorë ka mbet, por edhe Bujanoi e Presheva, dita ditës po zbrazet, të rinjtë e të rejat po ikin, dikush në Kosovë e shumë të tjerë në diasporë. Lugina e Preshevës, si tërësi, mundet ti ribashkohet Kosovës, sepse këtë vullnet e kanë shprehur edhe me Referendumin e 1, 2 marsit të vitit 1992. Ishim e do të jemi gjithmonë pjesë e shqiptarisë, sepse aty është folur, flitet e do të flitet për jetë shqiptarisht. Nuk e kemi ndërmend me i lëshu tokat tokat, asnjëherë hiq kurrë edhe pse jemi të rrethuar me ushtarë e xhandarë serb dhe afër edhe kazerma e ushtrisë serbe në Cepotin me plot e plot ushtarë. Ne jemi në tokën tonë, duam të drejtat tona dhe të jetojmë ashtu si jeton një qyetarë i lirë i kësaj toke. Nuk jemi për lëmosh, me na dhënë mjete për një park paqeje, por jemi për ndihmë politike, për ti dhënë zgjidhje njëherë e përgjithmonë. Nuk duam, që Lugina e Preshevës, të coptohet, të mbetet anash autostrada dhe hekurudha, ku për rëndësinë të cilave, do të na duhet shumë të shkruajmë.

Përmes kësaj shkrese, ju drejtohemi akterëve kryesorë politikë si në Shqipëri e Kosovë, mos na krahasoni figura shahu, mos na krahasoni viktima, por vëllezër, që e meritojmë ti kalojmë të gjitha të mirat po edhe çastet e rënda së bashku. Kemi të drejtën tonë, që të jetojmë të lirë dhe pa shtypje dhe të punojmë.

Ne si mërgatë, apo ky grup mërgimtarësh të bashkuar në shumë aktivitete, duam dhe lutemi, që të jemi më të bashkuar kudo që jemi shqiptarët. Fati është i joni, që kemi miq të shumtë ndërkombëtar, që dhanë shumë për ne, duke e kuptuar se e meritojmë, por neve na mbetet, që të punojmë së bashku dhe ti lëjmë me një anë inatet apo interesat vetiake apo partiake. Po kalojmë momente të rrezikshme, më shumë se kurrë na duhet të jemi bashkë, po e përsërim edhe për shumë herë. Ju lutemi, të harxhojmë kohën për të mirë, unitet dhe të përballemi me ate se çka do na pret. Të mos merremi me ofendime personale, po bashkë dhe vetëm bashkë drejt synimeve tona jetike, për një Kosovë të fortë. Kurrë nuk e pranojmë ndarjen e Kosovës, kurrë nuk e pranojmë që të ndahet edhe Lugina e Preshevës, nuk pranojmë pazaret në dëmin e asaj toke shqiptare. Atje është folur e flitet shqip deri sa të egzistoje kjo tokë e kjo jetë. Edhe pse jetojmë në dheun e huaj, ne kemi investuar atje dhe do të investojmë, e në anën tjetër, fëmijët tanë, qoftë një herë apo dy herë në vit që e vizitojnë, me rëndësi, se janë të lidhur me vendin e të parëve dhe asgjë nuk do të shesim në ato toka shqiptare. Ishim e do të jemi për jetë, për një Kosovë të fortë, për në Shqipëri drejt BE-së, por mos na leni anash. Në këto momente shumë e shumë të rënda, i drejtohemi edhe njëherë, por edhe shumë herë, të gjithë atyreve, që e kanë mundësinë të flasin apo edhe të vendosin për fatin e Luginës së Preshevës dhe Kosovës në përgjithësi, për hatër të amanetit të dëshmorëve, që dhanë jetën për ate tokë dardane, për hatër të atyreve prindërve, që zemra ju ka shkrumu për bijtë e tyre, për hatër të jetimëve, invalidëve të luftës, familjarëve të të pagjeturëve, veprimtarëve të çështjes kombëtare që janë nëmesin tonë, por edhe të atyreve që kanë ndërruar jetë, bashkohuni, uluni e bisedoni, jemi vëllezër. Kujtoni, se si na largoi Serbia, ndejtëm nëpër çadra në Maqedoni e ku jo, të shpërnda, lamë të gjitha, po, krejt i lamë dhe shumë e shumë burra e gra, kapëm armët kundër armikut shekullorë dhe në anën tjetër, ndihma e SHBA-së dhe miqëve të tjerë ndërkombëtarë, bënë, që sot ta gëzojmë këtë liri dhe tani, po diskutohet për ndarje apo gjëra të tjera, nuk e besojmë, se do të jetë ndoj shqiptarë, që e dinë se ka gjakë shqiptari, që do të pranoj ndarjen e Kosovës. Bashkë vëllezër, bashkë ta kalojmë këtë situatë të rëndë. Unitet dhe vetëm unitet. Zoti na bekoftë kudo që jemi, zoti na udhëzoftë për unitet dhe zoti i bekoftë miqtë tanë ndërkombëtarë me në krye SHBA-të.

Instituti Shkencor Helvetikë i Europës Juglindore në Zvicër, Kryesia e Shoqatës „Medvegja“ me qendrën e saj në Fully të Valisit, Zvicër, Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“ me seli në Gosau të St.Gallenit, Asociacioni „Sos Medvegjë-Çamëri“, me seli në Gjenevë,  Akademia Përkujtimore e UÇPMB-së për në mërgatë, Shoqata Kulturore „Jehona“, Zvicër, Grupi i Intelektualëve të Luginës së Preshevës në Zvicër

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test