Shoqata humanitare “Vitia” me seli në Gjenevë “magje” e madhe për familjet skamnore të Vitisë - Bota Sot
Shoqata humanitare “Vitia” me seli në Gjenevë “magje” e madhe për familjet skamnore të Vitisë

Zvicra

E premte, 21 shtator 2018

Shoqata humanitare “Vitia” me seli në Gjenevë “magje” e madhe për familjet skamnore të Vitisë

Nga: Aziz Zuka Më: 2 shtator 2018 Në ora: 16:38
Nga takimi Kryesisë së Shoqatës humanitare “’Vitia”” në Gjenevë

Shoqata humanitare ,,VITIA’’me seli në  Gjenevë e themeluar nga bashkatdhetarët kryesishtë nga rjoni I komunës së Vitisë ka mbajtuar mbledhjën e radhës  të Kryesisë në të cilën u bisedua gjërë e gjatë lidhur me aktivitetin e kësaj shoqatate  deri më tani.Sic na njoftoi përmes telefonit Xhavit Islami,kryetar I kësaj shoqate dhe një nga aktivistët dhe humanistët më të devotshëm nga komuna e Vitisë në Kryesi të kësaj shoqate u bisedua dhe u raportua për aktivitetin humanitarë gjatë pushimeve në vendlindje, ku anëtarët e kryesisë secili veq e veq, ka raportua për punën që kanë bërë.Ai tutje tha se u bisedu edhe lidhur me ndihmat që janë grumbulluar në këtë shoqatë si dhe për pregatitjet që do të bëhën për mbajtjën e Kuvendit të rregulltë zgjedhor të shoqatës si dhe për donacionet që kanë arritur në këtë shoqatë nga donatorët e ndryshëm.

Xhavit Islami, veq tjerash, tha se gjatë diskutimeve të zhvilluar në këtë takim të Kryësisë,u dhanë nga anëtarët e kryesisë  shumë ide të cilat do të jenë të mirëseardhura në punën e mëtejme të shoqatës, deri tash, ku  kemi tregu pratika të mira në menagjimin gjatë procedurave të ndertimit të shtepive për familjet skamnore në komunen e Vitisë.

Por pati edhe propozime që shoqata  mjetet e grumbulluara ti shperndajm edhe këtu e sidomos për fëmitë e shkolles shqipe nga se Isnstitucionet e shtetit tonë pra të Kosovës, deri më tash qe  10 vjet nuk kanë bërë asgjë

Sipas kryetarit Islami,po në këtë takim u vendos: Që një familjës  nga Remniku ti jepen 2000 euro mjete shtesë për punet e pa kryera, gjithashtu 4000 euro shoqata I ndaë për skamnoret në Viti, 1000 franga-LAPSH( Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prinderve Shqiëtar) në Gjenevë,
si dhe 1 000franga u janë ndarë -FC Kosova si klub i vetem i futbollit në Gjenevë

Gjithashtu,u vendos që Kuvendi shoqates të mbahet në muajin  të 2018 dhe të mbahet  DARKA e LAMËS në shenë falenderimi për gjithë ata të cilët dhanë  ndihma për ata të cilët kanë nevojë për to.

Bashkëbisedusei ynë në fund u shprehë se qysh tani  do punojmë edhe për mbajtjen e kuvendit të shoqates ,njëkohësisht apelojm te anëtarët që sa me parë ta paguajn anëtarësin vjetore.Ai në fund ka  falenderuar gjithë ata që kontribuan dhe po kontribuojnë për ata të cilat kanë nvojë për ndihma.

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test