Ish-kryetari i LDK-së në Zvicër: Kontrabandimi i Thaçit në dëm të Kosovës, më i dukshëm se kurrë - Bota Sot
Ish-kryetari i LDK-së në Zvicër: Kontrabandimi i Thaçit në dëm të Kosovës, më i dukshëm se kurrë

Zvicra

E premte, 21 shtator 2018

Ish-kryetari i LDK-së në Zvicër: Kontrabandimi i Thaçit në dëm të Kosovës, më i dukshëm se kurrë

Nga: Bota sot Më: 27 gusht 2018 Në ora: 14:44
Haki Latifi

Ish-kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Zvicër Haki Latifi, ka akuzuar presidentin Hashim Thaçi për rrezikun që, sipas tij, po ia sjellë ai Kosovës.

Latifi, përmes një reagimi të dërguar në gazetën “Bota sot”, ka thënë se duhet të thyhet zingjiri i heshtjes dhe se shoqëria e Kosovës, duhet të dal nga ky rrezik.

Reagimi i tij i plotë:

Të gjithë pothuaj heshtin…

Ndërsa ndërgjegjja qytetare është larg të qenurit në standardet e duhura, duke mbështetur (pa) dashje një terren ku krimi përparon e mban peng çdo ditë sigurinë e qetësinë të gjithëve. Kontrabandimi i interesit personal i Presidentit Thaçi në dëmë të vendit është më i dukshëm se kurrë. Ai, përpos dëmeve që ia ka bërë vendit në të kaluarën, ai rrezikon t’i sjell Kosovës edhe dëme në të ardhmen.

Si duket një pjesë e shoqërisë s'onë, duke mos qënë të mësuar me jetën politike, dmth, duke mos pasur deri vonë shtet, qeveri dhe pavarësi, s’po kuptojnë dot akoma barrën, detyrat dhe përgjegjësitë që rrjedhin nga një shtet i pavarur.

Ky zinxhir heshtjeje i atyre që kanë marr besimin e qytetarëve duhet të thyhet, e kjo shoqëri duhet të reagojë medoemos, që ne të mund të dalim nga ky qerthull i rrezikshëm./BS

Komentet
comments powered by Disqus
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test