Bytyqi takon ambasadorin e Zvicrës, flasin për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit

Zvicra

Bytyqi takon ambasadorin e Zvicrës, flasin për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit

Më: 10 prill 2018 Në ora: 12:56
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi

Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi ka pritur në një takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet.

Bytyqi ka bërë të ditur se me ambasadorin kanë folur për thellimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit.

Ministri ka falënderuar Zvicrrën për përkrahjen në shtetndërtimin e Kosovës e sidomos në reformimin e sistemit të arsimit.

Më poshtë gjeni komentin e plotë të Bytyqit:

Sot, prita në takim ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, Jean-Hubert Lebet, me të cilin bisedova për zhvillimet në fushën e arsimit dhe mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në këtë sektor, me theks Arsimin dhe Aftësimin Profesional.

Falënderova ambasadorin për mbështetjen që Zvicra ka bërë në shtetndërtimin e Kosovës, e në veçanti në reformimin e sistemit të arsimit, njëherësh shtroi nevojën e mbështetjes së mëtutjeshme.

Ne kemi nevojë për përkrahje, sidomos në ngritjen e cilësisë dhe zhvillimin e Arsimit dhe Aftësimit Profesional, të përvetësojmë modelet të zhvillimit të mësimit dual, përkatësisht ndërlidhjen e mësimit teorik dhe praktik.

Na mungon një shtrirje adekuate e shkollave profesionale në rajone, e që po e vështirëson zhvillimin e punës praktike të nxënësve, por edhe zhvillimi i profileve të reja, adekuat me nevojat e tregut të punës.

Ambasadori Jean-Hubert Lebet, tha se Zvicra, do të vazhdojë që ta mbështesë zhvillimin e Kosovës, zhvillimin e arsimit, sidomos zhvillimin e arsimit profesional.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat