Një krahasim mes bamirësisë së SHHK “Salih Çekaj“ në Zvicër dhe Qeverisë

Zvicra

Një krahasim mes bamirësisë së SHHK “Salih Çekaj“ në Zvicër dhe Qeverisë

Abas Fejzullai Nga Abas Fejzullai Më 9 prill 2018 Në ora: 22:28
Humaniteti i SHHK “Salih Çekaj“

Kishte me qenë një mrekulli e veçantë për të mirën dhe shëndetin e Kosovës hallemadhe, sikurse pushshtetarët dhe qeveritarët bashkë me Kuvendin dhe kuvendarët të merrnin vendime dhe të jetësonin në praktikë veprimet me aq qiltërsi e përgjegjësi njerëzore (vetanake dhe kolektive) siç vepron SHHK “SALIH ÇEKAJ“ në Zvicër, qysh nga themelimi i saj, për bamirësi lidhur me skamnorët dhe nevojtarët e shumtë, si në drejtimin shëndetësor dhe të pa shtëpi e pa kulm mbi krye, për familjarët e tyre në Kosovën hallemadhe të pas luftës në veçanti, pa e lënë anash edhe drejtimin e kulturës në përgjithësi, si pasojë e luftës edhe aq ma shumë si pasoj e qeverisjesë vendore të keqe, që nga paslufta, në veçanti nga viti 2008.

Për fatin e keq të Kosovës me shumë halle të luftës edhe ma shumë të shkaktuara e ngarkuara pas luftës nga pushtat e pushshtetarët vendor, të pa njarëzishëm e të pa përgjegjshëm deri në skajshmëri me sjelljet dhe veprimet e tyre..!

Vendorët tani më po ballafaqohen me pasoja të dëmshme në të gjitha drejtimet, për fatin e keq të shqiptarëve shumicë me 95% dhe të 3-5 % të pakicave tjera, do të ballafaqohen dhe vuajnë pasojatë edhe gjeneratatë e ardhme s’paku edhe pas 25 vitesh, që aspak s’janë fajtor për veprimet jo të drejta dhe pa përgjegjësitë e pushtetarëve të tashëm gryksa dhe të uritur e asnjëherë deri më tani të ngopur në kohë dhe hapësirë në vazhdimsi, për pozita, pushtet, pasuri, papërgjegjësi dhe paturpësi, në pa kufi …!

Në vijim po i paraqesim vetëm disa prej shumë dëshmive tjera, që vërtetojnë qeverisjenë e keqe të pushtave dhe pushtetarëve, Kuvendit dhe ku®vendarëve vendorë në Kosovën hallemadhe (përjashto pakicën e mbivotuar dhe ate serbe të lëmuar, përkdhelur, lazdruar e privilegjuar në skajshmëri në të gjitha drejtimet si me pushtet e pozita dhe me të mira mateiale…

që pushtetarët vendor s‘ bashku me disa diplomat e diplomaci të huaja këtë e quajnë haptas diskriminim pozitiv që në të vërtetë ka qenë dhe është shumë negativ, sepse 3% e pakicës ardhacake kolonialiste serbe të diskriminoj 95% të shumicës shqiptare vendor është jo vetëm e pa drejtë por edhe kriminale sepse asnjë nga shtetet perëndimore që thirren në demokraci këtë gjë s‘ do ta pranonin e lejonin të zbatohet e jetësohet në vendet e tyre, por kjo gjenë zbatim e jetësim të plotë në Kosovë!)?!

Kjo do të befasoj çdo lexues e njeri që do të ketë rastin ta lexoj dhe analizoj drejtë në bazën e të dhënave dhe dëshmive që tani më janë të njohura e publike edhe nga vet Kuvendi i Kosovës, rrjedhave të përditshmërisë me lajme dhe ngjarje.. që kanë ndodhur:

Qeveria e Kosovës, kryetari i shtetit, Kuvendi dhe kuvendarët kanë lejuar dhe lejojnë ende sot e kësaj dite që të paguajnë s‘ paku qe 18 vite, për çdo vjet miljona Euro, rrymën që e kanë hargjuar dhe që ende hargjojnë serbët ardhacak (kolonizator) më herët dhe tani pas luftës së fundit, në pjesën e tri bashkive( komunave) veriore të Mitorovicës, përfaqësuesit e të cilëve (kanë kryer krime dhe spastrim etnik ndaj shqiptarëve vendor ku dhe kanë ndërruar strukturën e popullatës… shqiptare që ka qenë shumicë e tani është pakicë…), të cilët janë përkrahur dhe përkrahen nga Serbia e të zgjedhur dhe si të till përfaqësohen  e pranohen në Kuvendin e Kosovës sikur të ishin 30%, e janë vetëm 3% !

Image

Këta përfaqësues serb të zgjedhur e përzgjedhur nga Sërbia të njour me emrin e famshëm LISTA SERPSKA, që tani më kanë dalur edhe haptas me shenjen e tyre të shkronjës S sipas alfabetit çirilicë si në vijim: ( CCCC ) që ka këtë kuptim:(Vetëm bashkimi shpëton serbët ose vetëm serbët presin me sopatë) si dhe shenjën e kësulës së njohur serbe SHAJKAQA serbo çetnike, shenjë kjo famkeqe që ka dëshmuar dhe dëshmon  për gjenocidin e kryer ndaj shqiptarëve vendor në hapësirat e Dardanisë në kohë dhe hapëesirë në të gjitha periudhat e pushtimit dhe tani në vazhdimsi) dhe po me këto shenja kanë qëllimin për ta themeluar BKS (bashkimin e komunave serbe) apo e njohur tani më si ZAJEDNICË që shqiptarëve  u ka dal e ka me u dal ZAJEBNICË e madhe…!

Përfaqësuesit e ZAJEDNICËS janë frytë i bisedimeve të kryetarit të shtetit të Kosovës Hashim Thaçit me Serbinë pa kurrfar kushtesh e pa kurrfarë përgjegjësie për bisedimet e bëra i cili me këmbëngulësi kur ishte kryetar qeverie kërkonte të sigurohen vende të rezervuara për pakicën serbe që të përfaqëesohen në Kuvendin e Kosovës dhe kur këtë e arrijti, pjella e të zezave tjar janë krijimi i LISTES SERPSKA përmes të cilës Serbia tani edhe po e krijon ZAJEDNICEN me katër S(CCCC) dhe shajkaqen e famshme çetnike, ashtu siç dëshiron vet me qëllimin kryesor për të jetësuar ndarjen së Mitrovicës edhe ligjërisht sepse praktikisht kjo veç ka ndoshur nga se e Mitrovicës në pjesën ku veprojnë strukturat paralele serbe dhe çdo gjë kontrollohet nga Serbia…!

LISTA SERPSKA, me përfaqësuesit e saj haptas kundërshtojnë Republikën e Kosovëes, veprojnë me këshilla dhe udhëzimet e Serbisë në dëm të Kosovës, kur dojnë  marrinë pjesë në mbledhjet e Kuvendit të Kosovës dhe sa herë dëshirojnë largohen e s‘ marrinë pjesë, kushtëzojnë për të marrë poste e pozita si dhe pengojnë në vendim marrëjen kur bëhet fjaë për interes dhe të mirën e Kosovës, janë kundër krijimit të ushtrisë e shumë kushtëzime tjera, ndërsa marrin paga të majme nga taksapaguesit e Kosovës hallemadhe me papunëesi e varfëri të skajshme ekonomike..!

Asnjë vend në botë nuk ju jep rroga dhe atyre kuvendarëve të cilët haptas veprojn kundër shtetit dhe se pranojnë atë shtet, kjo lejohet edhe financohet vetëm në Kosovë, siç është rasti konkret me serbët ardhacak e kolonizator që veprojnë kundër Kosovës dhe për ta kthyer sundimin e Serbisë mbi Kosovën..!

Image

Kuvendi i Kosovës, Qeveria dhe qeveritarët në poste dhe pozita të ndryshme asnjëherë s’kanë ndërmarrë ndonjë veprim konkret që në Kuvendin e Kosovëes të ketë vende të rezervuara për kurbetçarët kudo që gjinden jashtë në të gjitha kontinentet që jetojnë dhe punojnë… po as sipas numrit që janë në kurbet të kenë edhe përqindjen e përfaqësimit në Kuvendin e Kosovës, sepse i friksohen ndryshimeve dhe ndikimeve pozitive ku me siguri do të humbin  postet dhe pozitatë që i kanë pushtuar dhe i mbajnë këta parazitë që vetem vjelin e mjelin kurbetçarët në të gjitha format dhe mënyrat e mundëshme kriminale dhe jashtëligjore..!

Kurbetçarët kanë mbajtur gjallë para lufte popullatën e Kosovës, kanë ndihmuar qëndresën e tyre në vendlindje për ti bërër ball me sukses pushtimit çetniko serb. Kanë mbajtur dhe ndihmuar arsimin dhe kanë bërë luftën kundër URISË të shpallur e vendosur nga Serbia për shqiptarët në Kosovë qysh në vitin 1989, e pa njohur e pa publikuar nga qendratë vendore perëndimore të shteteve demokratike, që është luftë e rëndë, jonjerëzore dhe në kundërshtim me të gjitha rregullatë dhe ligjet e luftës, që ta detyrosh dorëzimin dhe nënshtrimin e një populli të pushtuar përmes URISË, ndalimin e bukës si elementin thelbsor për jetë, është njësoj si të ja ndalosh ujin dhe ajrin, që bie ndesh me të gjitha rregullatë, ligjetë njerëzore dhe ndërkombëtare…! Por këtë luftë të pa shpallur botërisht e të vendosur tinzisht nga Serbia, për shqiptarët e Kosovës, të cilët e fituan këtë luftë, falë veprimit në terren të SHH“FNF“dhe të shoqatave dhe organizimeve tjera të cilat u përkrahen dhe u ndihmuan në vazhdimsi prej kurbetçarëve, të cilët e mbajtën dhe ndihmuan luftën çlirimtare dhe rindërtimin e vendit pas luftës dhe janë tue mbajtur ende sot e kësaj dite për fatin e keq edhe këtë qeveri dhe qeveritarë me plotë pushta e pushtetarë ministra e zëvendësministra vendor e serb ardhacak, sa ja kanë kaluar edhe Kines me mbi 1 miljard banorë, po u muarren lakmi pushtetarëve të Kosovës për numrin e ministrave e zëvendës ministrave edhe Kina do vie në këtë gjendje siç ka ardhur Kosova, që secili banorë dëshiron të largohet e ta lëshoj Kosovën nga skamja e papunësia, dhe atëhere bota kishte me u përball me vërshime apo CUNAMIN e të larguarve nga KINA...!

Derisa Kuvendi dhe kuvendarët e Kosovëes miratojnë ndarjen e miljona Eurove për pakicën e përkdhelur serbe që Kosovës deri më tani i ka sjellur vetëm dëme në të gjitha drejtimet, asnjëhere s‘ kanë ndarë mjete as mirënjohje për SHHK“ SALIH ÇEKAJ“në Zvicër për ta ndihmuar e përkrahur veprimtarinë e saj bamirëse të dëshmuar deri më tani për nevojtarët në Kosovë që qeveria i ka lënë në harresë, në mjerim, varfëri e skamje të tmerrshme, përfshi të gjitha kategorit familjare edhe të atyre  pjesëmarrësve në luftë dhe invalidët e UÇK-së..!

SHHK“ SALIH ÇEKAJ“në Zvicër udhëhequr nga kryetari i saj Saim Tahiraj, përkrahur nga anëtarësia e saj e mrekullueshme në kurbet për veprimtari bamirëse tani më të dëshmuar meriton përkrahje nga kurbetçarët në veçanti  pasi që ndihmon në vazhdimsi edhe për jetësimin e porosisë së rilindasit mendjendritur Sami Frashërit i cili mes tjerash jep këtë porosi:   “ Nëse do të mbjellësh për një vit, mbill misër e grurë. Nëse kërkon që të mbjellësh përgjithmonë, mbill arsim e kulturë“ pasi që në vazhdimsi  për çdo vitë ndanë katër bursa për tu ndihmar studentëve për ti kryer studimet për të cilatë janë përcaktuar.  Kanë ndërtuar edhe shtëpi për disa skamnor në të gjitha anët e Kosovës dhe ndihmuar nevojtar për shërim dhe  të sëmurë të ndryshem dhe me nevoja të veçanta, bauar në të gjitha këto veprime  meritojnë që të përkrahen dhe ndihmohen nga kurbetçarët kudo dhe kahdo që gjinden.

Në vijim fotografia e FLETËPAGESËS:

Image

Në Fletëpagesën janë të gjitha të dhënatë,  ku secili bamirës-se vet vendos për shumën e ndihmës  për çdo muaj apo njëherë në vit.

Me ndihmën tuaj mundësoni  që SHHK“ SALIH ÇEKAJ“në Zvicër të vazhdoj me sukses veprimtarin e saj të bamirësisë për nevojtarët dhe skamnorët e ndryshëm në atdhe që të përballojnë sa më leht gjendjen në të cilën gjinden pa dëshirën e tyre në varfëri, pa shtëpi apo në gjendje të vështirë shëndetësore.

SHHK “SALIH ÇEKAJ“në Zvicër, mori një nismë shumë të qëlluar nga ana e kryetarit Zotëri SAIM TAHIRAJ, i cili sipas autorizimit dhe kërkesës së Këshillit të Kosovës për ngritjen e Memorialit Dr. Ibrahim Rugova në Malaj-Rugovë, në klubin Dardania në Zofingen më datën 2018-03-31 themeloi Nënkëshillin  për Zvicër i cili është i autorizuar për mbledhjen e mjeteve nga bashkatdhetarët tanë në Zvicër dhe bashkëatdhetarët në kurbet do të lajmërohen me kohë përmes mjeteve të ndryshme të lajmërimit dhe të shtypit për përfundimin e aksionit.

Dshmi përmes fotografive për disa nga veprimtarit e bamirësisë të  SHHK “SALIH ÇEKAJ“në Zvicër marrë nga faqja pamore e shoqatës.

Punimet e ndertimit të shtëpis së Ferat Azemit nga Prekalla e komunes së Istogut,donacion i SHHK"SALI ÇEKAJ"në Zvicër.

Image

 Humaniteti i radhës nga SHHK“Sali Çekaj“në Zvicër ja ka ndertue shtëpin Ferat Azemit në Prekallë të komunes së Istogut .Ferati ka ardhur nga fshati Aqarevë komuna e Skenderajt,i cili është i pa aftë për punë,pa njëren kembë dhe bashkëshoren e smurë ne te pamurë,dhe nga Aqareva është largu nga gjendja shume e randë ekonomike,qe ka jetu midis mali,pa rrugë dhe pa asnjë mbijetesë,ne ketë pjesë ku ka jetu ky,është për te jetuar kafshët e egra,e la me njerzit te jetojnë hala aty,qe me te ra tepsia e bukes nga dora nja dy km nuk mundesh mi nxa ma,deri te lumi Klina.

Faliminderit nga zemra kryetar z.Saim Tahiraj,nenkryetari z. Xhemajl Haxhiu,emri i madhë i shoqates Sali Qekaj, dhe gjithë bashkëpuntorëve tu,gjithë atyre familjevë qe kan kontribu ndertimin e shtepis për Feratin,gjitha te mirat ne jetë Saim Tahirajju,familjes suaj dhe miqeve tu,për jet falenderues ,familja, fshati, për punen qe keni berë.

Vërejtëje:në ketë vendë qe ka jetu Ferati ka mbetë edhe një familje ne gjendje shumë te randë ekonomike,me nje djalë te rritur i smurë mental shume e rand,don zoti dhe njerzit e mire te bejnë zgjidhje edhe për ketë familje dhe shumë tjera anë e kendë Kosoves qe jan ne kushte te randa ekonomike,ne ditet ne vijem do ti bejë fotografit e kesaj familje qe kan te smurin mental ne shtepi qe jeton ne ngjendje te rand.  Marrë nga FL-  FB  SHHK“Sali Çekaj“në Zvicër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat