Investimi më i mirë i njeriut është tek fëmiu; në edukukim, në shkollim dhe në lidhje të ngushtë me atdheun. Bie fjala, fëmijët që rriten me flamurin dhe dashurinë për atdheun, në rast nevoje luftojnë për to, i mbrojnë me gjak.
Tani që jemi në javën e parë të marsit historik dhe të krenarisë kombëtare; 574-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, 02 mars 1444 dhe lufta e Prekazit, rezistenca heroike e familjes Jasharaj, 5 dhe 6 mars 1998, me shpirt, zemër e mendje jemi në atdhe; në Lezhë e Prekaz.
Me pa mundësi për të qenë, fiziksht, në Lezhë e Prekaz, kam përzgjedhur familjen e luftetarit të lirisë, pjestar i Ushtrisë Çlirmtare të Kosovës në Betejën e Kosharës, Dan Llapit, në Köln. I pranishëm në këtë konak ishte edhe bashkëluftetari i Danit, Milazim Gashi nga Buqani i Pejës.
Rrëfimet e tyre për luftën e Kosharës, ishin rrënqethëse. Përjetimet i kshin të freskëta. Shpesh e zënin në gojë edhe heroizmin e vëllaut tim. Musës, që kishte ardhur nga Dallasi i SHBA-ve, dhe ishte dalluar për luften e tij si snjaperist. Mirëpo, letra e Albulenës 12-të vjeqare, kushtuar sakrificës dhe heroizmit të babait të saj, Danit, na i ngriti zemrat peshë. Thurja aç bukur e fjalive ndezi një zjarrë në shpirtin tim. Më kthej njëzetë vite prapa, në pikën më të nxehtë të planetit. Në kohën kur për atdhe derdhej gjaku. Në kohën kur luftetarët e lirisë dhuronin gjymtyrët dhe jetërat e tyre. Atje, tek trimëria dhe krenaria e atyre ditëve.
Ndërsa, vargjet që i recitonte si në këngë me një shqipe të pastër, Albioni, shtatë vjeqar, më morën më vete si me krahë shqiponje në horizontet e pa fund të trojëve shqiptare. Këto vargje i mësova edhe unë;
“Prej kur linda dhe pash dritën
N’djep prej druni, me flamur mbulue,
Nënë e babë më porositën,
Këngë trimnie t’u m’këndue
“Rritu bir si shqipe mali,
me krahë t’gjanë me fluturue,
këtë Flamur, amanet nga i pari,
n’Beograd me value””.
Unë dhe Milazimi, bashkë me ne edhe prinderit e tij, Dani e Sevdija, duke buzëqeshur dhe shumë të gëzuar uronim; “T’u gëzoftë zemra! U rritsh me këngën!” Këta dy fëmijë të bukur, mërgimtarë të vegjël, që aq shumë dinin për atdheun dhe popullin shqiptarë, më dhuruan edhe dy dhurata; njërën në nderim për Vitin e Gjergj Kastriotit - Skënderbeut dhe tjetrën të Familjës Jasharaj.
Dëshirat e tyre janë të shumta, por kësaj here vequan dëshirën për t’i takuar gjyshërit e tyre në atdhe për të cilët kanë shumë mallë.