Akademi përkujtimore me rastin e përvjetorit të masakrës së Tivarit - Bota Sot
Akademi përkujtimore me rastin e përvjetorit të masakrës së Tivarit

Zvicra

E enjte, 16 gusht 2018

Akademi përkujtimore me rastin e përvjetorit të masakrës së Tivarit

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 19:27
Sekretariati Koordinator të Ballit Kombëtar Demokrat në Mërgim

Nën përkujdesjen e Sekretariatit Koordinator të Ballit Kombëtar Demokrat në Mërgim, të dielen, më 04 mars 2018, duke filluar nga ora 14:00, në Zofingen të Zvicrës mbahet Akademia Përkujtimore për Masakrën e Tivarit.

Nuk është rastësi që SK i Ballit e ka përzgjedhur klubin Dardania në Zofingen si vend ku do të mbahet kjo Akademi. Klubi Dardania, në Zofingen të Konfederatës Helvetike, është shquar dhe dëshmuar si vatër e ngrohtë e atdhetarëve shqiptarë, në lokalet e të cilit diskutohen dhe miratohen ndihma të shumta për shqiptarët në vendlindje.

Të dashur bashkatdhetarë, në emër të Sekretariatit Koordinator të Ballit Kombëtar Demokrat në Mërgim, ju mirëpresim në adresën:

KLUBI DARDANIA

Bleiche – Areal West, 4800 Zofingen duke filluar nga ora 14:00 – 16:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test