Demokristianët festojnë në Zvicër - Bota Sot
Demokristianët festojnë në Zvicër

Zvicra

E premte, 17 gusht 2018

Demokristianët festojnë në Zvicër

Më: 20 shkurt 2018 Në ora: 00:07
Manifestimi i 10 vjetorit Pavarësisë së Kosovws, mbajtur me 18.02.2018 në Schöftland të Kanton Aargau në Zvicër

-Në vigjilien e jubileut të 10 të Pavarësisë së RK, si dhe në vitin e shpallur të Gergj Kastrioti-Skenderbeu, ashtu si në shum vende të  Europës që u organizuan manifestime, edhe në Zvicërr, në Schöftland të Kanton Aargau, Partia Shqiptare Demokristiane –(PSHDK), Bashkësia e Degëve në Zvicërr-(BD), organizoi një manifestim  solemn për këto dy ngjarje të mëdha kombëtare dhe shtetërore.

-Nën patronatin e BD,organizimin me mjaft sukses e bëri Dega e PSHDK-së në Aargau.

-Në një atmosferë festive në mesin e qindra  pjesmarrësve,ishte i pranishëm edhe zv/kryetari i Partisë, Ing Zef Morina, me bashkëpuntorët si dhe zt. Astrit Prenka nga BD e Gjakovës. Pati edhe shum musafir të ftuar nga subjektet tjera politike, nga LAPSHI, nga shoqatat, kishte  publicistë, shkrimtarë,biznesmenë si dhe miq zvicërran., nga CVP-e, parti si motër e PSHDK-së këtu në Zvicërr.

Image

-Tubimin e shpalli të hapur, zt. Marash Berisha, koordinatorë dhe kryetarë i Degës Aargau.

-Manifestimin, me mjaft ekselencë, e udhëhoqi moderatorja Rajmonda Kukeli, e cila  pas intonimit të Hymnit kombëtarë dhe atij shtetërorë  përshëndeti të gjithë të pranishmit, e në veqanti musafirët e ftuar enkas për këtë Manifestim. 

-Pati pika nga më të ndryshmet;

Historikun  e Pavarësisë, si fjalë hyrëse e parqtiti zt. Pjeter Kukeli, sekretarë i Degës-Aargau, si dhe zt Nue Kaqinari kryetarë i BD në Zvicërr,të cilët u priten mjaftë mirë nga të pranishmit.

-Me 2 recitime të bukura, per 10 vjetorin e Pavarësisë dhe për Gjergj Kastriotin-Skenderbeun, u paraqitën vogëlushet : Iliriana Markaj dhe Luisa Berisha.

Image

-Me një fjalë përshëndetëse publikut ju drejtuan ; Zv/Kryetari i Partisë Zef Morina, ish  deputet i Parlamentit të RK, dhe ish Ministër në QK, për të uruar bashkëatëdhetarët dhe për të sjellë mesazhin e urimit nga Kosova, duke vlerësuar shum diasporën, si një faktorë të rëndësishëm në fitoren dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

-Tubimin e përshëndetën edhe zt Otto Wertli si dhe zt.Andrea Rotzetter, miq të shqiptarëve që vijnë nga partia CVP-e Zvicërres, dhe Kanton Aargau, ku pasi uruan jubileun u fukosuan në mënyren e bashkëpunimit ndërpartiak rinorë,ku 12 kandidat të rinjë u bënë anëtarë të CVP-së.

-Po ashtu,Manifetimin e përshëndetën :Nga LAPSHI zt Riza Demaj, nga CDK-Luzern zt Llesh Duhanaj, nga Missioni Katolik në Aarau zt Bardh Duzhmani. Kurse publicisti dhe shkrimtari zt.Shefqet Dibrani, si autorë dhuroi disa libra të pranishmëve, që u mirëpritën.

-Nga mjetet e informimit ishte prezent TV Syri Blue, që për këtë Manifestim do të pregaditë një Reportazh cilësorë  së paku 40 min në valet e veta.

-Ishte një atmosferë vërtetë impozante, festive, dhe e jashtëzakonshme, ashtu siq dijnë Demokristianët të festojnë përherë në diasporë.

-Për disponimin e të pranishëve u kjudes këngëtari i mirënjohur Tush Gjakova me grupin e tij.

-Në vazhdim e sipër ,në shënjë falenderimi, zt Zef Morina,dhe  dy miqëve zvicërran ju dhurua nga një dhuratë modeste, flamuj shtetërorë i RK, si dhe punime dore, të Gjergj Kastriotit- Skenderbeut, dhe të së Lumës Shën Tereza,të cilat i dhuroi Zt. Nue Kaqinari, kryetarë i BD.

Image

-Për mbarëvajtjen e Manifestimit, pos angazhimit maksimal të te rinjëve Demokristian, me mjete materjale ndihmuan edhe donatorët ; ,,Leo-Gips Parner AG’-Leo Krasniqi-Schöftland’. ,,GE Bau GmbH’’-Avni Gashi-Emmen. ,,Edi Garage’’-Buqi-Oberntfelden. ,,Leo Automobil’’-Oberentfelden. Coiffeur,, RONI’’-Naim Bunjaku-Granichen, si dhe Coiffeur ,,Haariva’’Manuela Krasniqi-Olten.

- Nga ky manifestim Ju dërgua telegram urimi Presidentit të Republikës së Kosovës.

-Atmosfera  festive vazhdoi deri në orët e vona të mbrëmjes.

-U bënë disa intervista me: zv/kryetarin e Partisë, zt Zef Morina, zt. Astrit Prenka nga BD e Gjakovës,,me kryetarin e Këshillit organizativ zt. Pjeter Kukeli. Po ashtu pat urime dhe prononcime rreth manifestimit, edhe nga të pranishmit tjerë,si zonja Prena Boqaj, zonja Brigite Muqaj, zonja Dorontina Shehu, etj.

-Kështu moderatorja e shkelqyeshme, Rajmonda Kukeli, shpalli të mbyllur këtë Manifestim me mesazhin, që çdo herë të jemi të bashkuar në paqe dhe lumturi me njeni tjetrin.

Urime dhe gëzuar 10 vjetori i Pavarësisë, të gjithëve..!

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test