Konsullata e Kosovës në Gjenevë nesër e hapur për bashkatdhetarët - Bota Sot
Konsullata e Kosovës në Gjenevë nesër e hapur për bashkatdhetarët

Zvicra

E hënë, 18 qershor 2018

Konsullata e Kosovës në Gjenevë nesër e hapur për bashkatdhetarët

Më: 19 shkurt 2018 Në ora: 08:14
Të gjithë bashkatdhetarët do të mund ta vizitojnë konsullatën në adresën e re

Konsullata e Përgjithshme e Republikës së Kosovës në Gjenevë, me rastin e dhjetë vjetorit të pavarësisë së Kosovës, nesër do t’i ketë dyert e hapura për të gjithë bashkatdhetarët që dëshirojnë të vizitojnë selinë e konsullatës.

Sipas njoftimit, nga ora 14:00, të gjithë bashkatdhetarët do të mund ta vizitojnë konsullatën në adresën e re “Rue de Lausanne 63, 1202.

Kurse, duke filluar nga ora 18:00, në konsullatë do të hapet ekspozita me piktura të artistit Samedin Asllani, dhe do të organizohet një pritje për të gjithë të pranishmit për të shënuar 10 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test